EvropëEvropë.Portal

Në Gjermani janë vrarë pesë fëmijë, prej një deri në tetë vjet

- Policia gjermane zbuloi trupat e pesë fëmijëve në një ndërtesë në qytetin perëndimor Solingen, bëri të ditur Fokus, duke e cituar zëdhënësin e policisë.

Berlin, 3 shtator 2020 (MIA) – Policia gjermane zbuloi trupat e pesë fëmijëve në një ndërtesë në qytetin perëndimor Solingen, bëri të ditur Fokus, duke e cituar zëdhënësin e policisë.

Gazeta me tirazhin më të madh në Gjermani “Bild” bëri të ditur se fëmijët kanë pasur nga një deri në tetë vjet dhe se bëhet fjalë për tri vajza dhe dy djem, ndërsa fëmija i gjashtë, supozohet se është gjetur i gjallë.

Trupat janë gjetur në një banesë private në një ndërtesë banimi”, deklaroi zëdhënësi i policisë në qytetin Vupertap.

Sipas “Bild”, policia ishte thirr nga gjyshja e fëmijëve e cila kishte thënë se vajza e saj 27-vjeçare i kishte vrarë dhe se kishte shkuar me fëmijën tjetër.

“Bild” shkruan edhe se nëna, rreth orës 14, kishte  dalë para trenit, 35 kilometra nga vendi i vrasjes, në stacionin kryesor hekurudhor në Dyseldorf, dhe se kishte shpëtuar gjallë dhe ishte dërguar në spital me lëndime serioze. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close