BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Gjenevë fillon forumi i OBSH-së për koronavirusin

Në Gjenevë sot fillon forumin dyditor botëror i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në të cilin do të bisedohet për masat në luftën kundër koronavirusit.

Gjenevë, 11 shkurt 2020 (MIA) – Në Gjenevë sot fillon forumin dyditor botëror i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në të cilin do të bisedohet për masat në luftën kundër koronavirusit.

Në forum do të marrin pjesë më shumë se 400 ekspertë, shkencëtarë dhe funksionarë të shëndetësisë nga vende të ndryshme.

Qëllimi i forumit është që të identifikohen zbrazëtirat në diturinë dhe prioritetet në hulumtim që të fitohen informacione shkencore dhe produkte mjekësore që janë më të nevojshme që të minimizohet ndikimi i virusit.

Pjesëmarrësit gjithashtu do të përpiqen ta identifikojnë burimin e vërtetë të infeksionit, të shkëmbejnë kampione biologjike dhe pjesë nga genomi i virusit.

Deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 1.016, ndërsa janë infektuar më shumë se 42.000. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close