0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalShoqëri

Në funksion numrat e telefonit për mbështetje psikologjike të efektivëve të policisë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se nga sot, janë lëshuar në funksion tre linja telefonike, në të cilat psikologët e punësuar në Ministri do të jenë në dispozicion për bisedë dhe mbështetje psikologjike të efektivëve të policisë dhe familjeve të tyre për tejkalimin më të lehtë të situatës me koronavirus.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme informon se nga sot, janë lëshuar në funksion tre linja telefonike, në të cilat psikologët e punësuar në Ministri do të jenë në dispozicion për bisedë dhe mbështetje psikologjike të efektivëve të policisë dhe familjeve të tyre për tejkalimin më të lehtë të situatës me koronavirus.

Numrat e telefonit me të cilët mund të telefonojnë efektivët e policisë janë 072/911-704, 072/911-705 dhe 072/911-706 dhe ato do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 21:00, dhe nëse është e nevojshme pas përfundimit të këtyre orëve.

“Hapja e këtyre linjave telefonike ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor të punonjësve në Ministri, përkatësisht të efektivëve të policisë që janë gjithmonë në linjën e parë në përballjen me koronavirusin, njerëzve në izolim dhe familjeve të tyre, thonë nga MPB-ja. mb/

Back to top button
Close
Close