Lajme nga komunatShkup

Në fundjavë janë shqiptuar 76 gjoba për parim të parregullt në Vodno

 Autoritetet komunale edhe këtë fundjavë kanë kryer kontrolle të përforcuara për parkim të parregullt në sipërfaqet publike dhe janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba për parkim në gjelbërim. Të shtunën janë gjobitur 14, ndërsa të dielën 52 gjoba, bëri të ditur Qyteti i Shkupit.

Shkup, 17 shkurt 2020 (MIA) – Autoritetet komunale edhe këtë fundjavë kanë kryer kontrolle të përforcuara për parkim të parregullt në sipërfaqet publike dhe janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba për parkim në gjelbërim. Të shtunën janë gjobitur 14, ndërsa të dielën 52 gjoba, bëri të ditur Qyteti i Shkupit.

Qëllimi, siç theksohet në kumtesë, është që të mbrohet mali Vodno. Njëherit nga ndotja dhe të mundësohet lëvizje e papenguar dhe e sigurt  të gjithë pjesëmarrësve në trafik, ndërsa veçanërisht të këmbësorëve dhe çiklistëve.

Autoritetet e qytetit përkujtojnë se është vendosur transport publik falas gjatë fundjavave dhe festave, ndërsa në vendparkimet në Vodno të Mesme  është vendosur parkim zonal. Në vendparkimet është vendosur sinjalizim përkatës horizontal dhe vertikal dhe tabele për informim. Parkimi është falas për personat me hendikap dhe për autobusët turistikë.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet e tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë jashtëzakonisht në vendet e shënuara për parkim.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close