EvropëKorrespondentë Botë

Në Francë vazhdon të ulet numri i të infektuarve me Kovid-19 të cilët janë në kujdes intensiv

Epidemia e koronavirusit shkaktoi 31 raste të vdekjes për 24 orë në spitalet e Francës, ku numri i pacientëve në trajtim intensiv vazhdon të ulet,thuhet në raportin e publikuar nga ana e Drejtorisë së përgjithshme të shëndetësisë, njofton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 1 qershor 2020 (MIA) – Epidemia e koronavirusit shkaktoi 31 raste të vdekjes për 24 orë në spitalet e Francës, ku numri i pacientëve në trajtim intensiv vazhdon të ulet,thuhet në raportin e publikuar nga ana e Drejtorisë së përgjithshme të shëndetësisë, njofton korrespondenti i MIA-s.

Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga fillimi i epidemisë u rrit në 28.833, por numri i rasteve të vdekjes në institucionet sociale dhe mjekësore-sociale (shtëpitë e pleqve) nuk janë azhurnuar nga e premtja dhe ato duhet të publikohen të martën.

Sonte në trajtim intensiv gjenden 1.302 pacientë me formë të vështirë të Kovid-19, gjegjësisht 17 më pak krahasuar me raportin e djeshëm. Në trajtim në spital gjenden 14.288 persona (para një jave ishin 16.798- gjegjësisht vetëm 89 të pranuar të ri në 24 orët e fundit. tg/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close