EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Në Francë, numri i të infektuarve të rinj me koronavirus në nivelin më të lartë nga fundi i majit

Autoritetet shëndetësore franceze regjistruan 1.695 raste të reja të koronavirusit në 24 orë. Të martën, këshilli shkencor që drejtoi Qeverinë në luftën kundër Kovid-19 paralajmëroi se Franca nuk do të jetë imune nga vala e dytë këtë vjeshtë, raporton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 6 gisht 2020 (MIA) – Autoritetet shëndetësore franceze regjistruan 1.695 raste të reja të koronavirusit në 24 orë. Të martën, këshilli shkencor që drejtoi Qeverinë në luftën kundër Kovid-19 paralajmëroi se Franca nuk do të jetë imune nga vala e dytë këtë vjeshtë, raporton korrespondenti i MIA-s.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Kovid-19 në vend ka arritur në 30.305. Ndërsa numri i personave të shtruar në spital me virus është 5.114, që është një ulje për 14 persona nga një ditë më parë. Në repartet e kujdesit intensiv, ku është rritur numri i shtretërve të zënë nga pacientët me Kovid-19  numrat janë luhatur ditët e fundit, duke i dhënë fund lëvizjes së vazhdueshme në rënie të vërejtur që nga 9 prilli (384 kundrejt 388).

“Dhe gjatë pushimeve, madje edhe gjatë verës, virusi ende qarkullon në mënyrë aktive. Prandaj, të gjithë jemi të shqetësuar”, potencoi Drejtoria e përgjithshme e shëndetësisë, e cila bën thirrje edhe një herë për respektim të distancës fizike dhe masave mbrojtëse në lidhje me më të moshuarit dhe më të prekurit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close