EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Në Francë konfirmohen 1.784 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 33 raste të vdekjeve

Ministria franceze e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit në Francë janë konfirmuar 372 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, me çfarë numri i tyre ka arritur në 1.784 persona, ndërsa deri më tani ka 33 raste të vdekjeve, 19 burra dhe 14 gra, lajmlroim korrespondenti i MIA-s.

Paris, 10 mars 2020 (MIA) – Ministria franceze e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit në Francë janë konfirmuar 372 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, me çfarë numri i tyre ka arritur në 1.784 persona, ndërsa deri më tani ka 33 raste të vdekjeve, 19 burra dhe 14 gra, lajmlroim korrespondenti i MIA-s.

Drejtori i përgjithshëm për Shëndetësi Zherom Saloman, theksoi se në 98 për qind të rasteve të sëmurë nga koronavirusi në Francë janë shëruar.

“Shkalla e vdekshmërisë mbetet e ulët në Francë, dhe ka shumë pak raste serioze në krahasim me bartësit e zbuluar të virusit”, tha ai.

Franca edhe më tej mbetet në fazën e dytë, me prioritet që të parandalohet përhapja e virusit, me krijimin e barrierave, me çfarë duhet të shmanget maja e epidemisë gjatë kalimit në fazën e tretë.

Zhermon Saloman, gjithashtu nënvizoi se virusi Kovid-19 ka profile të ndryshme klinike nga ai i gripit sezonal, por në këtë rast ai pohoi se 80 deri 85 për qind e të infektuarve janë të padëmshëm. tg/ar/

Back to top button
Close
Close