EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Në Francë gjatë 24 orëve, 471 raste të vdekjes dhe pak i zvogëluar numri i të pranuarve në kujdes intensiv

Në Francë, aktualisht në mjekim spitalor janë 26,646 pacientë me koronavirus, numri i pranuesve në kujdes intensiv është zvogëluar pak në 24 orët e fundit, njofton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 2 prill 2020 (MIA) – Në Francë, aktualisht në mjekim spitalor janë 26,646 pacientë me koronavirus, numri i pranuesve në kujdes intensiv është zvogëluar pak në 24 orët e fundit, njofton korrespondenti i MIA-s.

Zherom Salomon, drejtor i përgjithshëm për Shëndetin në një konferencë të rregullt për shtyp, pasi që përkujtoi se Italia, Spanja dhe SHBA-ja janë tre vendet me më shumë viktima, kumtoi se nga 1 marsi, në spitalet e Francës ka pasur 4.503 vdekje ose 471 më shumë në 24 orët e fundit. Kjo paraqet një ulje të lehtë të numrit të vdekjeve, dje kishte 509.

Shërbimet e urgjencës në 24 orët e fundit kanë pasur 1.395 konsultime, ndërsa 39 për qind e pacientëve kanë qenë të shtruar në spital, katër për qind e të cilëve ishin në kujdes intensiv. Në reanimacion për 24 e fundit kanë qenë 382 persona, që gjithashtu paraqet ulje krahasuar me ditën e djeshme 452, të martën 458 dhe të hënën 475.

Gjithsej në mjekim spitalor ndodhen 26.646 persona, 6,399 prej të cilëve janë në kujdes intensiv, 35 për qind e tyre janë nën moshën 60 vjeçare, ndërsa 90 prej tyre janë nën 30 vjeç.

Janë realizuar 36.155 teste, 30 për qind e të cilave kanë qenë pozitiv. mb/

Back to top button
Close
Close