BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Francë është konfirmuar rasti i pestë i infektuar me koronavirus

Franca e ka konfirmuar rastin e pestë të infeksionit me koronavirus nga Kina dhe bëhet fjalë për vajzën e një 80-vjeçari tashmë të hospitalizuar me diagnozën e njëjtë, deklaroi mbrëmë ministrja e Shëndetësisë, Anjes Buzin.

Paris, 30 janar 2020 (MIA) – Franca e ka konfirmuar rastin e pestë të infeksionit me koronavirus nga Kina dhe bëhet fjalë për vajzën e një 80-vjeçari tashmë të hospitalizuar me diagnozën e njëjtë, deklaroi mbrëmë ministrja e Shëndetësisë, Anjes Buzin.

Ajo shtoi se dy aeroplanë fluturojnë nga Franca drejt Kinës – pas të parit të mërkurën, fluturimi i dytë do të jetë nesër – me qëllim që t’i evakuojnë shtetasit francezë nga qyteti kinez Vuhan, epiqendra e infeksionit.

Franca javën e kaluar i konfirmoi tre rastet e para të infeksionit me koronavirus në vend, ndërsa këtë të martë, të katërtin.

“Tani kemi pesë raste, dy prej të cilëve janë nën mbikëqyrje”, tha Buzin në konferencën për shtyp. mb/

Back to top button
Close
Close