
Helsinki, 12 mars 2020 (MIA) – Qeveria e Finlandës sot për shkak të koronavirusit të ri rekomandoi që deri në fund të majit të anulohen të gjitha tubimet publike me mbi 500 njerëz, deklaroi sot kryeministrja, Sana Marin.
Rekomandimi qeveritar pasoi pasi që Instituti finlandez për shëndet publik konfirmoi se numri i të sëmurëve me Kovid-19 është rritur për 50 persona, me çka numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 109.
Ministria finlandeze e Punëve të Jashtme u rekomandoi qytetarëve t’i evitojnë udhëtimet jashtë vendit. ab/