0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Filipine në karantinë 27 milionë njerëz

Më shumë se 27 milionë njerëz në Manilë dhe rrethinën e saj sërish janë në karantinë pas vendosjes së masave të reja kufizuese për shkak parandalimit të koronavirusit, i cili po përhapet në Filipine.

Manilë, 4 gusht 2020 (MIA) – Më shumë se 27 milionë njerëz në Manilë dhe rrethinën e saj sërish janë në karantinë pas vendosjes së masave të reja kufizuese për shkak parandalimit të koronavirusit, i cili po përhapet në Filipine.

Masat hynë në fuqi mbrëmë pasi numri i të infektuarve në vend tejkaloi 100,000, dhe shoqatat mjekësore i bënë thirrje Presidentit Rodrigo Duterte të ndërmarrë veprime.

“Punonjësit tanë të shëndetit nuk duhet të mbajnë barrën e vendosjes se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,” thanë mjekët në një letër të hapur të dërguar gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se sistemi shëndetësor është i stërngarkuar.

Dy spitalet e mëdha shtetërore në Manila janë mbyllur përkohësisht për shkak të një infeksioni midis punonjësve të kujdesit shëndetësor, ndërsa disa spitale private i kanë refuzuar pacientët për shkak të mungesës së hapësirës, ​​raporton Guardian.

Ditët e fundit, epidemia e koronavirusit në Filipine është përhapur me shpejtësi dhe tashmë janë regjistruar 106.330 raste dhe më shumë se 2,000 njerëz kanë vdekur. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close