0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

Në fatkeqësinë e aeroplanit në Iran jetën e humbën irakianë, kanadezë, ukrainas, suedezë, gjermanë…

Midis pasagjerëve të vdekur në fatkeqësinë e aeroplanit në Iran kanë qenë 82 shtetas të Iranit dhe 63 kanadezë si edhe shtetas të Ukrainës, Suedisë, Afganistanit, Gjermanisë dhe Britanisë.

Kiev, 8 janar 2020 (MIA) – Midis pasagjerëve të vdekur në fatkeqësinë e aeroplanit në Iran kanë qenë 82 shtetas të Iranit dhe 63 kanadezë si edhe shtetas të Ukrainës, Suedisë, Afganistanit, Gjermanisë dhe Britanisë.

Ministri ukrainas, Vadim Pristajko shkroi në Tuiter se midis personave të vdekur janë 11 ukrainas, prej të cilëve nëntë anëtarë të ekuipazhit, 10 shtetas të Suedisë, katër të Afganistanit dhe nga tre të Gjermanisë dhe Britanisë.

Kompania e Ukrainës “Interneshënall erlajns” publikoi se do t’i ndërpresë të gjitha fluturimet drejt Teheranit në një kohë të pacaktuar.

Kompania kumtoi se kontrolli i fundit teknik i fluturakes është bërë të hënën, duke shtuar se ata janë duke bërë gjithçka që është e mundur që të përcaktohet shkaku i fatkeqësisë.

Ambasada ukrainase në Iran paraprakisht kumtoi se problemi me motorin e aeroplanit është shkaku për rrëzimin e aeroplanit të Ukrainës në Iran dhe jo sulmi me raketa apo terrorizmi.

Aeroplani ukrainas “Boing 737” me 176 persona u rrëzua shkurt pas fluturimit nga aeroporti në Teheran, me ç’rast të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

“Aeroplani ka fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar “Imam Homeini” në kryeqendrën iraniane kur njëri prej motorëve ka marrë flakë”, deklaroi zëdhënësi i shërbimit iranian për Transport, Kasem Biniaz.

Piloti ka humbur kontrollin mbi aeroplan, transmetoi agjencia iraniane Irna.

Në aeroplanin i cili ka fluturuar drejt Kievit, ka pasur 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani u rrëzua vetëm disa orë pasi Irani kreu sulm raketor mbi dy baza në Irak ku janë të sistemuara forcat amerikane, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian, Kasem Sulejmani. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close