0_Web_AktualeAnalizë

Në Evropë për një muaj 11.000 më pak raste të vdekjes nga ndotja e ajrit

- Përmirësimet në cilësinë e ajrit gjatë muajit të kaluar, si rezultat i ndërprerjeve në jetën afariste dhe sociale përmes masave rigoroze epidemiologjike, sollën deri në 11.000 më pak raste të vdekjes nga ndotja e ajrit në Britaninë e Madhe dhe pjesët tjera të Evropës, tregon hulumtimi i publikuar sot nga "Gardian".

Londër, 30 prill 2020 (MIA) – Përmirësimet në cilësinë e ajrit gjatë muajit të kaluar, si rezultat i ndërprerjeve në jetën afariste dhe sociale përmes masave rigoroze epidemiologjike, sollën deri në 11.000 më pak raste të vdekjes nga ndotja e ajrit në Britaninë e Madhe dhe pjesët tjera të Evropës, tregon hulumtimi i publikuar sot nga “Gardian”.

Ulja e shpejtë e komunikacionit rrugor dhe lëshimet industriale, gjithashtu, rezultoi 6.000 fëmijë të mos zhvillojnë astmë, 1.900 të shmangin vizita në repartet për raste urgjente dhe 600 lindje të parakohshme më pak, bëri të ditur Qendra për hulumtim të energjisë dhe ajrit të pastër.

Derisa pandemia vazhdon të marrë tatim të madh – më shumë se 220.000 raste të vdekjes përgjatë gjithë botës që nga fillimi i vitit – autorët e studimit thonë se masat sigurojnë mjedis jetësor më të pastër, më të shëndoshë, që është i mundur nëse bota largohet nga ndotja e industrisë me lëndë fosile.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, niveli i gazrave të dëmshme u ul për 40 për qind dhe grimcat PM 2,5 për dhjetë për qind. Këto dy forma të ndotjes e dobësojnë sistemin e zemrës dha atë respirator dhe janë përgjegjëse për rreth 470.000 raste të vdekjes në Evropë çdo vit.

Duke përdoruar analiza kompjuterike dhe modele statistikore të cilat kombinojnë të dhëna për cilësinë e ajrit, kushtet e motit, lëshimet, popullata dhe shpeshtimi i sëmundjeve, hulumtimet e reja zbulojnë numër më të madh të shmangies së rasteve të vdekjes nga ndotja në Gjermani (2.083), Britani të Madhe (1.752), Itali (1.490), Francë (1.230) dhe Spanjë (1.083).

Sipas llojit të sëmundjes, gati 40 për qind e uljes së mortalitetit ka lidhje me dobësitë në zemër, 17 për qind me sëmundje të mushkërive të bardha siç janë bronhitisi dhe emfizema, 13 për qind me goditje në tru dhe kancer, ndërsa pjesa tjetër janë infeksione dhe diabet. fc/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close