EvropëEvropë.Portal

Në Egjipt u ekzekutua një lider ekstremist

Në Egjipt sot u ekzekutua njëri nga liderët më të njohur ekstremist në vend, Hisham el Ashmavi, pasi që u dënua për rolin e tij në planifikimin e shumë sulmeve vdekjeprurëse kundër forcave egjiptiane të sigurisë.

Kajro, 4 mars 2020 (MIA) – Në Egjipt sot u ekzekutua njëri nga liderët më të njohur ekstremist në vend, Hisham el Ashmavi, pasi që u dënua për rolin e tij në planifikimin e shumë sulmeve vdekjeprurëse kundër forcave egjiptiane të sigurisë.

Zëdhënësi ushtarak, koloneli Tamer el-Rifai, në faqen e tij në Fejsbuk kumtoi se Ashmavi është ekzekutuar me varje.

Ashmavi, ish-pjesëtar o forcave speciale egjiptiane, i cili kaloi tek militantët islamikë, u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake për pjesëmarrjen e tij në sulme të ekstremistëve ndaj caqeve qeveritare.

Edhe një gjykatë civile, gjithashtu të hënën e dënoi me vdekje së bashku me 36 ekstremistë të tjerë për shkak të akuzave lidhur me terrorizmin. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close