BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në dy muajt e kaluar mbi 450 të vrarë në protestat në Irak

Mijëra irakian janë mbledhur sot në Bagdad dhe në jug të Irakut edhe krahas dhunës në të cilën vdiqën më shumë se 450 njerëz në dy muajt e kaluar.

Bagdad, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Mijëra irakian janë mbledhur sot në Bagdad dhe në jug të Irakut edhe krahas dhunës në të cilën vdiqën më shumë se 450 njerëz në dy muajt e kaluar.

Një numër i madh demonstrantësh janë mbledhur në sheshin Tahrir në Bagdad, qendrën e protestave të cilët thirren në zgjedhjen e autoriteteve të reja në Irak.

Në afërsi të Tahririt, 20 demonstrantë dhe katër policë janë vrarë në sulmin nga ana e personave të armatosur të premten.

Në Nasiria, qytet në jug të shtetit, poashtu edhe vend i masakrës para dhjetë ditësh, demonsatrantët janë mbledhur në sheshin ku u janë bashkëngjitur përfaqësues të fiseve më ndikim nga jugu. Ata premtojnë se protestat do të vazhdojnë deri në rënien e regjimit.

Mijëra irakien kanë protestuar edhe në Al- Hili, Amaru, Divania, Kutu dhe Naxhaf.

Protestat kanë filluar më 1 tetor dhe prej atëherë nuk kanë ndaluar.

Sipas mediave perëndimore, në bazë të të dhënave mjekësore dhe policore, atje janë vrarë 452 njerëz, ndërsa rreth 20.000 janë lënduar, më shumë prej tyre demonstrantë.

Demonstrantët kërkojnë ndryshim të sistemit politik dhe fund të korrupsionit në një nga shtetet më të pasura të botës më naftë. fab/

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close