0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Durrës nga një shtetas i Maqedonisë janë vjedhur 6.000 franga dhe automobili, janë arrestuar tre persona

Një shtetas i Maqedonisë i cili ka poseduar edhe pasaportë zvicerane, nën kërcënimin me armë është plaçkitur gjegjësisht nga bashkëshortja e tij janë vjedhur 6.000 franga zvicerane dhe automobili "AudiQ5" në Durrës, Shqipëri.

Tiranë, 13 gusht 2020 (MIA) – Një shtetas i Maqedonisë i cili ka poseduar edhe pasaportë zvicerane, nën kërcënimin me armë është plaçkitur gjegjësisht nga bashkëshortja e tij janë vjedhur 6.000 franga zvicerane dhe automobili “AudiQ5” në Durrës, Shqipëri.

“Një shqiptari nga Maqedonia e Veriut me vendbanim të përhershëm në Zvicër, i cili mbërriti në Shqipëri për pushime me gruan e tij, shtetase e huaj, nga ana e dy personave, nën kërcënimin me armë i janë marrë 6.000 franga zvicerane dhe dhe automobil AudiQ5”, njofton televizioni Top Chanel.

Sipas detajeve të kumtuara nga policia, shtetasi i Maqedonisë është parkuar para një marketi në Durrës, por nuk e ka fikur makinën. Gruaja e tij ishte në të, të cilës dy persona iu afruan dhe e kërcënuan dhe morën paratë, e shtynë me forcë nga makina, pas së cilës kanë hyrë në të dhe janë arratisur.

“Menjëherë pas denoncimit të ngjarjes, policët nga komisariati i policisë nga Durrësi ndërhynë dhe pas disa orësh e përfunduan me sukses aksionin. Personat që e kanë grabitur B.F (33), shtetas i R Maqedonisë së Veriut, i cili gjithashtu ka poseduar edhe pasaportë zvicerane, dhe gruan e tij, janë arrestuar. Bëhet fjalë për H.S (40) dhe R.K (33) të dy nga Durrësi, të cilët morën pjesë direkt në ngjarje, si dhe G.D nga Kavaja nga i cili kërkuan t’u ndihmojnë të strehohen”, qëndron në kumtesën e policisë.

Shtohet se automobili është gjetur ndërsa punohet për gjetjen e parave.

Ky është rasti i dytë, më datën 27 të këtij muaji në Vlorë u dogj një automobil “Audi P9” pronë e një personi nga Koçani, i cili me familjen ka jetuar në Gjermani. vt/sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close