Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1239. - Lindi mbreti anglez Eduardi i Parë "Këmbëgjati" i cili gjatë qeverisjes prej vitit 1272 deri në vitin 1307 i reformoi ligjet dhe vendosi sistem të fuqishëm administrativ, duke e zgjeruar edhe në Uells.

17 qershor 2020 (MIA)

– Dita Ndërkombëtare e Aksioneve Kundër Thatësisë dhe Përmbytjeve

1239. – Lindi mbreti anglez Eduardi i Parë “Këmbëgjati” i cili gjatë qeverisjes prej vitit 1272 deri në vitin 1307 i reformoi ligjet dhe vendosi sistem të fuqishëm administrativ, duke e zgjeruar edhe në Uells.

1397.- ­ Mbretëresha daneze Margareta e parë i bashkoi në kurorën daneze Danimarkën, Suedinë dhe Norvegjinë.

1579. ­ – Lundërtari dhe pirati anglez Frensis Drejk e shpalli sovranitetin e Anglisë mbi Kaliforninë e sotme, duke e quajtur Nju Albion.

1703. –  ­ Lindi Xhon Uesli, evangjelist anglez, i cili themeloi lëvizjen fetare metodiste.

1818. -­ Lindi Sharl Guno’, kompozitor i famshëm francez. Ai u bë i famshëm për operat e tij popullore, ku përfshihen “Fausti” dhe “Romeo dhe Zhuljeta”.

1843. -­ Vendasit maori filluan kryengritje kundër britanikëve të cilët e okupuan Zelandën e Re.

1867. ­- Xhozef Lister, kirurgu anglez e kreu operacionin e parë kirurgjikal në historinë e mjekësisë në kushte anestezie. Këtë operacion ai e kreu tek motra e tij, Isabela, në infermierinë mbretërore të Gllasgout.

1878. -­ Kuvendi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit miratoi Statutin e Lidhjes Shqiptare dhe “Urdhëresat”, ku trajtoheshin aspekte organizative, politike dhe ushtarake.

1882. – ­ Lindi në Rusi Igor Stravinski, kompozitor rus. Ai u bë një nga figurat muzikore kryesore të shekullit XX­. Të famshëm janë baletet e tij si “Petrushka” dhe “Rit i pranverës”.

1925. – ­Njëzet e nëntë vende nënshkruan protokollin e Gjenevës për ndalimin e përdorimit të gazit helmues në veprime luftarake.

1939. ­- Në Versajë të Francës kryhet ekzekutimi i fundit publik në gijotinë. Ekzekutimi u krye para një turme të madhe dhe personi i dënuar ishte vrasësi i quajtur Eugen Vajdman.

1940. – Marshalli Filip Peten njoftoi se Franca kishte kërkuar armëpushim me Gjermaninë.

1944. -­ Themelohet Republika e Irlandës, me çfarë përfundoi unioni mes këtij vendi ishullor dhe Danimarkës.

1947. – ­ Shpallet pavarësia e Republikës e Burmanisë, deri atëherë koloni britanike.

1950. – ­ Kryhet transplantimi i parë i veshkës. Kjo ndërhyrje u krye nga Dr.Riçard H.Louder, në një spital të Çikagos të shtetit Illinois, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1967. ­- Kina kryen provën e parë të saj të bombës me hidrogjen.

1991. – ­ Parlamenti i Afrikës së Jugut, i dominuar nga të bardhët, votoi për klasifikimin racor, që përbënte dhe themelimin legal të aparteidit të filluar që në vitin 1950.

1997. -­ Udhëheqësi ushtarak i Sierra Leones, gjenerali Xhoni Pol Korona, betohet si kryetar shteti, duke premtuar t’i kthente paqen dhe demokracinë këtij vendi të Afrikës Perëndimore, të dërmuar
nga lufta.

1999. ­- Organizata Ndërkombëtare e Punës adoptoi një traktat për ndalimin e formave të punësimit të fëmijëve, përfshirë skllavërinë dhe marrjen me forcë të rekrutëve.

1999. ­ – Parlamenti i Letonisë zgjodhi për herë të parë në historinë e saj një presidente femër. Kjo ishte Vaira Vike­ Freberga, ish­ – qytetare kanadeze. Zgjedhja e saj u bë pas një sesioni maratonë
dhe një balotazhi të ashpër.

1999. ­- Vdiq kardinal Bazil Hjumi, kreu i katolikëve romane të Anglisë dhe Uellsit. Ai u emërua si kryetar i më shumë se katër milion katolikëve romanë në Angli dhe Uells në vitin 1976. Vdiq në
moshën 76­ vjeçare.

2000. – ­ Përurohet në Kletvic (në veri të Gjermanisë) parku më i fuqishëm në Europë për energjinë e prodhuar me anë të erës.

2002. – ­ Gjuha kineze e kaloi gjuhën italiane për t’u kthyer në gjuhën e dytë më të folur në familjet australiane pas anglishtes, sipas një studimi të publikuar.

2007. – ­ Në spitalin “San Rafaele” në afërsi të Milanos, vdiq Xhanfranko Fere, njëri nga kreatorët më të mëdhenj italian, emër me renome të lartë botërore. Lindi më vitin 1944.

2015. – Në moshën 90-vjeçare në Ankara vdiq ish-presidenti turk Sulejman Demirel. Demirel ishte shef i shtetit turk prej vitit 1993 deri në vitin 2000, ndërsa paraprakisht pesë herë ishte kryeministër i Turqisë. Në shekullin e fundit ai ishte një prej figurave dominante të politikës turke. Qeveritë e tij dy herë janë rrëzuar nga pushteti përmes puçit.

Back to top button
Close
Close