Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

14 qershor 2020 (MIA)

14 qershor 2020 (MIA)

 – Dita e Flamurit të SHBA-së

– Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

1645. – Gjatë Luftës Civile Angleze u zhvillua Beteja e Nasibi-t në Northemptonsher, midis parlamentarëve nën komandën e Oliver Kromuell dhe Sir Tomas Ferfaks dhe Ruajalistëve të udhëhequr nga Princ Rupert. Beteja u fitua nga parlamentarët.

1689. – Në prag të luftës së Perandorisë Osmane me Hungarinë, në Berat, u mblodh paria dhe pleqësia e qytetit për të pjesëtuar shpenzimet financiare për dërgimin në masë të ushtarëve në front. Në robëri populli shqiptar, përveç taksave të shumta për Portën e lartë, duhej të paguante edhe për mbajtjen e ushtrisë dhe shpenzimet e tjera që kërkonte lufta.

1777. – Kongresi amerikan adoptoi variantin “Rripa dhe Yje” si flamurin zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1798. – Lindi Frantishek Palacki, historian, politikan dhe aktivist çek, i cili luftoi për një komb të pavarur.

1800. – Gjatë Luftës së Koalicionit të Dytë, Napoleoni mundi austriakët në Betejën e Marengos në veri të Italisë.

1838. – Lindi Jamagota Antomo, ushtarak japonez dhe dy herë kryeministër nga viti 1885-’91. Ai luajti një rol kryesor në shndërrimin e Japonisë në një fuqi ushtarake me peshë.

1883. – Vdiq Eduard Fixherald, poet anglez, i njohur për përkthimin e “Rubairave të Omar Kajamit”,  i cili është përkthimi më i mirë në anglisht.

1898. – Firmoset një konvencion midis Britanisë dhe Francës, ku përcaktohen kufijtë midis Nigerisë dhe Bregut të Fildishtë.

1990. – Presidenti rumun, Jon Iliesku, i mbështetur nga mijëra minatorë që kontrollonin rrugët e Bukureshtit, u betua se do të arrestonte udhëheqësit e dhunës qeveritare që kishin përçarë kryeqytetin rumun.

1919. – Lindi Sem Vonomejker, aktor, regjisor dhe producent amerikan. Ai ishte frymëzuesi kryesor në rindërtimin e Teatrit Glob të Shekspirit, në Tamiz të Londrës.

1928. – Lindi në Argjentinë Ernesto Çe Guevara, udhëheqës i guerriljeve kubane. Ai u ekzekutua në xhunglën Boliviane në vitin 1967.

1936. – Vdiq Maksim Gorki, romancier dhe tregimtar sovjetik.

1941. – Presidenti Rusvelt urdhëroi ngrirjen e të gjithë aseteve gjermane dhe italiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1946. – Vdiq Xhon Baird, shpikës skocez, pionier i zhvillimit të televizionit.

1962. – Themelohet Organizata Evropiane e kërkimeve të Hapësirës, që më vonë ndërroi emrin në Agjencia Europiane e Hapësirës.

1972. – Një aeroplan DC-8 i shoqërisë japoneze përplaset në aeroportin e Delhit, në Indi, duke shkaktuar vdekjen e 187 personave.

1993. – Presidenti turk Sulejman Demirel i kërkoi zonjës Tansu Çiler, të formojë qeverinë e re, duke i dhënë kështu Turqisë kryeministren e parë femër.

1994. – Vdiq Henri Marçini, kompozitor amerikan i kolonave zanore të “Panterës Roze”, “Ditë Trëndafilash dhe verë” dhe i dhjetëra filmave të tjerë.

1996. – Në Shkup u hap Qendra informative britanike.

1998. – Mbretëresha e Danimarkës, Margret, përuroi urën e varur më të gjatë në Evropë. Kjo urë lidhi Danimarkën Lindore me atë Perëndimore.

2000. – Njeriu më i vjetër në Brazil dhe në botë, Maria do Karmo Jeronimo, 129 vjeç, vdiq në shtetin qendror të Minas Gerais.

2003. – Tri  mumie zbulohen aksidentalisht nga një ekip arkeologësh në tokën e një fermeri në zonën e Minuas, 200 km në jug të Kajros (Egjipt). Ekipi gjeti një varrezë të nëndheshme të ndërtuar me gurë që kishte tri mumie, njëra ishte e një burri të moshuar, e dyta e një gruaje dhe e treta e një të riu.

2005. – Presidenti austriak Hajnc Fisher e nënshkroi dokumentin e parlamentit austriak me të cilin edhe zyrtarisht është ratifikuar Kushtetuta e BE-së.

2007. – Vdiq Kurt Valdhajm, sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara prej vitit 1971 deri në vitin 1981 dhe president i Austrisë prej vitit 1986 deri në vitin 1992. Nga viti 1968 deri në vitin 1970 ishte shef i diplomacisë austriake, ndërsa prej vitit 1982 deri në vitin 1984 profesor në Universitetin amerikan Xhorxhtaun në Uashington.

Back to top button
Close
Close