Në ditën e sotmeUncategorized

Në ditën e sotme

323 p.e.s. - Vdiq në Babiloni, Aleksandri i Madh, mbret i Maqedonisë dhe një nga udhëheqësit më të mëdhenj të historisë.

13 qershor 2020 (MIA)

323 p.e.s. – Vdiq në Babiloni, Aleksandri i Madh, mbret i Maqedonisë dhe një nga udhëheqësit më të mëdhenj të historisë.

1814. – Në Itali, u formua nga mbreti Viktor Emanueli i Parë, Arma e Karabinierisë, fillimisht në Mbrojtje të Ligjeve të Mbretit, duke marrë kështu emrin “Trupi i Karabinierisë Mbretërore”. Që në krijimin e saj, kjo forcë u shqua për luftën kundër krimit, si personifikim i respektit ndaj ligjit dhe qetësisë qytetare. Brenda një viti, duke u fuqizuar, kjo armë ka qenë prezente në luftrat për liri dhe bashkimin e Italisë, në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, në luftën për rezistencë dhe liri.

1865. – Lindi Uilliam Batler Jec, poet dhe dramaturg irlandez. Ai fitoi çmimin “Nobel” për letërsi në vitin 1923.

1878. – Filloi punimet Kongresi i Berlinit. Traktati i përfunduar pas një muaji debatesh, duke marrë nëpër këmbë parimin e vetvendosjes së popujve, e ruajti sundimin turk në një pjesë të gadishullit Ballkanik. Shqiptarëve ju bë një padrejtësi e madhe kur kongresi jo vetëm që nuk miratoi kërkesat e tyre për autonomi, por pikërisht këtu filloi dhe copëtimi i torjeve shqiptare. Fuqitë europiane e injoruan dhe e mohuan krejtësisht ekzistencën e çështjes shqiptare. Vendimet e kongresit shkaktuan një valë zemërimi në Shqipëri dhe shpejtuan organizimin e qëndresës së armatosur kundër synimeve ndarëse të shovinistëve fqinj dhe lëvizjeve diplomatike të fuqive të mëdha që synonin coptimin e trojeve shqiptare.

1886. – Vdiq Ludvig II, mbret i Bavarisë (1864-’86) i njohur për projektet e tij ekstravagante të ndërtesave. Ai u deklarua i çmendur tre ditë përpara se të mbyste veten në liqenin Shtarnberger në Gjermani.

1899. – Lindi Karlos Caves, kompozitori dhe dirigjenti më i madh meksikan.

1900. – Filloi në Kinë veprimtarinë e saj shoqata “The boxer rebellian”, e cila kishte si qëllim dhënien fund të dominimit dhe shfrytëzimit të vendit nga të huajt.

1911. – Shfaqet në Paris premiera “Petrushka”. Ajo ishte një nga veprat e para të kompozitorit të madh rus Igor Stravinski.

1920. – Federata Panshqiptare “Vatra” njihet zyrtarisht prej shtetit të Masaçusetsit duke marrë kartën e firmosur nga sekretari i shtetit Albert Langstry.

1920. – Vritet në Paris Esat Pashë Toptani, çifligar i madh shqiptar dhe gjeneral. Ai u qëllua për vdekje rreth orës 1:30 ndërsa dilte nga hotel “Kontinetal” të kryqeqytetit francez. Pasi kreu akademinë ushtarake në Stamboll, Esat Pashë Toptani ka shërbyer si komandant në ushtrinë turke. Veprimtaria e tij e fundit politike ishte pjesamrrja në qeverinë e Princ Vidit si ministër i brendshëm dhe i luftës. Në tetor 1918 ai shtypi kryengritjen e Shqipërisë së mesme dhe vendosi qeverinë e tij në Durrës duke shpallur veten kryetar të saj dhe komandant të Ushtrisë shqiptare. Një vit më vonë Esat Pasha la Shqipërinë dhe jetonte në Francë dhe Selanik.

1944. – Bombat e para fluturuese gjermane v-1 lëshohen në jug të Anglisë.

1953. – Qeveria kolumbiane e Laureanco Gomez përmbyset nga një grusht shteti i udhëhequr nga Gustavo Rohas Pinija.

1958. – Vdiq Pier-Etien Flanden, kryeministër francez nga viti 1934-’35. Mbas rënies së qeverisë së Vishi-së ai u burgos në Algjeri. Më vonë u largua nga jeta publike.

1964. – Nelson Mandela arrin në ishullin Robben ku do të vuante burgimin e përjetshëm të dhënë një ditë më parë.

1967. – Avokati amerikan gjeneral Thargud Marshall emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë, duke u bërë kështu i pari zezak që ulej në bankën e Gjykatës së Lartë.

1982. – Vdiq mbreti Kolid ibn Abdy-Aziz i Arabisë Saudite. Vendin e tij e zuri i vëllai, Princi Fahd.

1983. – Sonda amerikane e hapësirës “Pioner 10” kaloi orbitën e Neptunit, duke u bërë objekti i parë i prodhuar nga njeriu që kalon sistemin diellor.

1983. – Në Rajol Litam të Anglisë u zhvillua turneu i parë i golfit për femra.

1986. – Vdiq Ben Gudman, klarinetist amerikan. Ai ishte një nga të parët drejtues orkestrash dhe grupesh muzikore që ndryshoi traditën e bareve, duke marrë me qira muzikantët me ngjyrë.

1990. – Gjermania Lindore filloi shëmbjen përfundimtare të Murit të Berlinit, duke hedhur poshtë tullat e betonit gjatë gjithë qytetit për të hapur kështu rrugët e mbyllura, që nga krijimi i kësaj barriere gjatë Luftës së Ftohtë në vitin 1961.

1993. – Raketat e forcave serbe vrasin më shumë se 50 vetë në një spital fushor pranë enklavës myslimane të rrethuar të Gorazhdës në Bosnjën Lindore.

1994. – Koreja e Veriut njoftoi tërheqjen e saj nga Agjencia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Atomike dhe moslejimin e hyrjes së inspektorëve të saj ne Korenë e Veriut.

2003. – Miratohet Projekt-kushtetuta e Bashkimit Evropian.

2005. – Vdiq udhëheqësi shumëvjeçar i Partisë Komuniste Portugeze Alvaro Kunjal. Kishte rol të rëndësishëm në “Revolucionin e karanfilave” kur në vitin 1974 u rrënua rregullimi të cilin në atë kohë e vendosi Antonio Salazar.

2008. – Vdiq gazetari amerikan Tim Rasert. Ishte shef i Byrosë së televizionit En-Bi-Si (NBC) në Uashington, i njohur edhe si nikoqir i emisionit politike “Takim me shtypin” të cilin e drejtoi prej vitit 1991. Para karrierës gazetareske, Rasert punonte në Senatin amerikan. Është autori i më shumë librave publicisike të popullarizuara me tirazhe të larta.

Back to top button
Close
Close