Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1329. - Vdiq nga lebroza Robert Bruce, mbret i Skocisë nga viti 1306. Vendin e tij e zuri David II. 1451. - Midis Alfonsit të Napolit dhe kontit shqiptar Gjergj Arianitit u nënshkrua Traktati për bashkëpunimin në luftën kundër turqve. Në emër të Gjergj Arianitit dokumentin e firmosi ambasadori i tij Filip Pantella. Traktati i vitit 1451 është një nga marrëveshjet e rralla dypalëshe që ka ardhur deri në ditët tona me një rëndësi të madhe historike dhe shtetformuese.

7 qershor 2020 (MIA)

1329. – Vdiq nga lebroza Robert Bruce, mbret i Skocisë nga viti 1306. Vendin e tij e zuri David II.

1451. – Midis Alfonsit të Napolit dhe kontit shqiptar Gjergj Arianitit u nënshkrua Traktati për bashkëpunimin në luftën kundër turqve. Në emër të Gjergj Arianitit dokumentin e firmosi ambasadori i tij Filip Pantella. Traktati i vitit 1451 është një nga marrëveshjet e rralla dypalëshe që ka ardhur deri në ditët tona me një rëndësi të madhe historike dhe shtetformuese.

1494. – Firmoset traktati i Tordezijas, sipas të cilit Spanja dhe Portugalia pranojnë të ndajnë Botën e Re midis tyre.

1502. – Lindi Ugo Buonkompanji, më vonë Papa Gregori XIII. Ai qëndroi në krye të Kishës Katolike nga viti  1572-’85 dhe u bë i njohur si reformator i sistemit të Kalendarit të Julianit.

1523. – Mbasi mundi danezët, Gustavus Vasa shpallet mbreti Gustavi I i Suedisë.

1775.  – Kolonitë e Bashkuara ndërruan emrin e tyre në Shtetet e Bashkuara.

1840. – Vdiq Frederik Uilliam III i Prusisë. Vendin e tij e zuri Frederik Uilliam IV.

1848. – Lindi Pol Gogen, piktor post-impresionist francez, i cili në krijimtarinë e tij u ndikua shumë nga Van Gogu.

1893. – Filozofia e rezistencës pasive e Mahatma Gandit lindi kur atë e flakën tutje gjatë udhëtimit në tren në Pitermaricburg të Afrikës së Jugut, vend në të cilin kaloi 21 vjet të jetës së tij.

1896. – Lindi Imre Nagi, udhëheqës komunist hungarez dhe kryeministër, i cili u ekzekutua dy vjet mbas revolucionit hungarez të vitit 1956.

1905. – Suedia dhe Norvegjia arritën në një marrëveshje për të përfunduar bashkimin e tyre me anën e Traktatit të Separacionit, i cili filloi të zbatohej në tetor të këtij viti.

1909. – Lindi Xhesika Tendi, aktorja amerikane me origjinë britanike, e cila u bë fituesja më e moshuar e çmimit ‘Oscar’ në interpretimin e saj në filmin “Duke shëtitur zonjushë Deizin” në vitin 1989.

1910. – Lindi Pietro Anigoni, piktor italian, i famshëm për portretet e tij.

1942. – Përfundon beteja e Miduej, e cila i shkaktoi disfatën e parë kryesore detare forcave japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1948. – Presidenti i Çekosllovakisë, Eduard Benesh, pranoi më mirë të jepte dorëheqjen se sa të firmoste një kushtetutë të re, e cila do të legalizonte vendin si shtet komunist.

1973. – Vili Brand viziton Izraelin, vizita e parë kjo e një udhëheqësi të Gjermanisë Perëndimore në këtë vend.

1980. – Vdiq Henri Miler, romancier amerikan, autor i veprave “Tropiku i Kancerit” dhe “Tropiku i Brisqapit”.

1988. – Bangladeshi, vendi i tretë musliman në botë për nga popullsia, shpalli islamin si fe shtetërore, ndërkohë që policia u vu në alarm për të parandaluar protestat kundër këtij ligji.

1990. – Presidenti afrikano- jugor, F.N. De Klerk, hoqi gjendjen e jashtëzakonshme që ishte në fuqi që prej pesë vjetësh.

1990. – Pakti i Varshavës formalisht braktisi rolin e tij si roje e pushtetit të Kremlinit në Evropën Lindore, duke shkaktuar ndryshime demokratike rrënjësore.

1991. – Me vendimin e Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë, fjala “Socialiste” nga emri i RS të Maqedonisë hiqet dhe Republika mban emrin Republika e Maqedonisë.

1998. – Presidenti italian, Oskar Luixhi Skalfaro, bëri një vizitë pesëditore në Kinë, vizita kjo e para e kryetarit të shtetit italian që nga viti 1980, kur presidenti  Sandro Pertini shkoi në Kinë.

1999. – Një siçiliane bëhet autore për herë të parë në moshën 100 vjeçe. Libri i Karol Cianca, “Udhëtim i shpirtit” është një ditar i cili përpiqet të shpjegojë kuptimin e një jete të gjatë.

2001. – Në orët e vona të mbrëmjes u qëllua në rrugën “Naim Frashëri” pranë pallatit ku banonte oficeri i rendit Kastriot Bruka. Kastriot Bruka ka punuar si shef komisariati në rrethin e Burrelit, Dibrës, Laçit dhe në Portin e Durrësit.

2001. – Vesna Peroviç e Aleancës liberale (LS) u bë gruaja e parë që zgjidhet kryetare e Parlamentit malazez. Peroviçi, gjykatëse dhe më pas avokate, ishte e vetmja kandidate për këtë post.

2002. – Vdiq princesha Lilian e Belgjikës, e veja 85 vjeçare e mbretit Leopold III. Mari-Lilian Baels, një shtetase e thjeshtë, shkaktoi shumë zhurmë në vitin 1941 kur u martua në fshehtësi me mbretin Leopold, baba i tre fëmijëve, bashkëshortja e parë e të cilit kishte vdekur. Nga martesa e tyre ata patën tre fëmijë të tjerë, Aleksandra, Maria-Kristin dhe Maria-Esmeralda.

2006. – Është vrarë lideri i Al Kaedës, Irak Abi Musab al Zarkavi në një aksion të përbashkët të ushtrisë amerikane dhe irakiane në Bakubi, në veri të Bagdadit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close