Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1249. - Luigji i IX i Francës zbarkoi në Egjipt gjatë kryqëzatës së 6-të.

5 qershor 2020 (MIA)

1249. – Luigji i IX i Francës zbarkoi në Egjipt gjatë kryqëzatës së 6-të.

1478. – Pas një rrethimi 13 mujor, Kruja ra në duart e turqve.

1723. – Lindi filozofi i famshëm skocez, Adam Smith, filozof, autor i veprës “Mirëqënia e Kombeve”.

1806. – Holanda u shpall mbretëri dhe Lui Bonaparti, mbret i saj.

1819. – Lindi Xhon Kauç Adams, astronom dhe matematikan britanik, njëri nga dy shkencëtarët që zbuluan në mënyrë të pavarur njëri-tjetrin në planetin Neptun.

1826. – Vdiq pianisti dhe kompozitori i famshëm gjerman, Karl Maria von Veber.

1827. – Forcat turke e morën Akropolin dhe hynë në Athinë.

1878. – Lindi Fransisko Panço Vila, revolucionari dhe udhëheqësi i guerriljeve meksikane.

1898. – Lindi Federiko Garsia Lorka, poet dhe dramaturg spanjoll, një ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë  moderne spanjolle.

1928. –  Lindi Toni Riçardson, regjisor i famshëm britanik i filmit dhe teatrit. Ai fitoi çmimin “Oscar” me filmin “Tom Xhons”.

1915. – Ushtritë malazeze sulmojnë dhe marrin Shkodrën.

1945. – Komisioni i Kontrollit i Aleatëve mori kontrollin e Gjermanisë, duke e ndarë atë në katër zona okupimi.

1947. – Sekretari i Shtetit, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Marshall, njoftoi planin e tij të ndihmës për Europën. Ky plan kishte për qëllim rimëkëmbjen financiare të dëmtuar nga Lufta e Dytë Botërore.

1953. – Mbreti Frederik i Danimarkës firmosi kushtetutën e re Daneze, sipas së cilës Groenlanda dhe ishujt Faroe bëheshin pjesë integrale e Danimarkës.

1954. – Greqia, Jugosllavia dhe Turqia njoftuan krijimin nga ana e tyre të Aleancës Ballkanike.

1967. – Filloi lufta gjashtëditëshe midis Izraelit dhe fqinjve të tij Arabia, Egjipti, Jordania, Siria, Iraku dhe Libani.

1968. – Senatori amerikan Robert Kenedi u vra në Los Anxhelos prej palestinezit Sirhan Sirhan.

1975. – U rihap mbas tetë vjetësh nga ana e presidentit Anvar Sadat, Kanali i Suezit. Në këtë kanal nuk lejohej të kalonin vetëm anijet izraelite.

1984. – Në skenën e Teatrit të Operës dhe të Baletit u dha premiera e operës “Borana” të Avni Mulës.

1988. – Zbarkoi në gjirin e Sidneit, Kej Koti, gruaja e parë në botë e cila lundroi vetëm duke bërë një xhiro të plotë nëpër botë.

1989. – Presidenti Xhorxh Bush ndërpreu eksportin amerikan ndaj Kinës, po kështu edhe eksportet private  ushtarake. Kjo si protestë ndaj shtypjes së revoltës së studentëve në Pekin nga ana e ushtrisë kineze.

1998. – Ministrat e financës së Bashkimit Europian ranë dakord që gjermani Horst Keler të drejtonte Bankën  Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

1999. – Vdiq në moshën 73 vjeçare këngëtari i famshëm amerikan i xhazit, Mel Torm.

2000. Presidenti amerikan Bil Klinton si lider i parë një nga vendet e rëndësishme evropiane mbajti fjalim para deputetëve të Dumës shtetërore ruse (Kuvend).

2004. – Vdiq burrështetasi amerikan Ronald Regan, president i SHBA-së nga viti 1981 deri në vitin 1989, i cili në rini ishte aktor filmik. Si president i 40-të amerikan jashtëzakomisht kontribuoi për dhënien fund të erës së luftës së ftohtë me Bashkimin Sovjetik.

2005. – Qytetarët zviceran në dy referendume e pranuan qasjen drejt marrëveshjes së shengenit me të cilin praktikisht janë hequr kufijtë mes vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe u siguria lëvizje e lirë e njerëzve dhe mallrave. Atëherë ishte mbështetur edhe propozim-ligji për “partneritet të regjstruar” të çifteve homoseksuale.

2008.– Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ta heq ndalesën për mbajtjen e shamive islame në universitet. Reformat ligjore të cilat në Kuvend i ka shtyrë Partia islamike e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) janë kushtetuese – ka qenë qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë. Për vendimin kanë votuar nëntë gjykatës ndërsa dy kanë qenë kundër.

Back to top button
Close
Close