Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1798. - Vdiq Xhovani Kazanova, kalorësi i Sengal-it, spiun, diplomat, shkrimtar dhe aventurier italian. Emri i tij është bërë sinonim i pasionit mbas një sërë intrigash romantike të bëra nëpër Europë.

4 qershor 2020 (MIA)

1133. – Lotari II, mbret i Gjermanisë, kurorëzohet si Perandor i shenjtë Romak.

1783. – Vëllezërit Etien dhe Zhozef Montgolfie’ bënë demonstrimin e parë publik të një balloni me ajër të ngrohtë.

1798. – Vdiq Xhovani Kazanova, kalorësi i Sengal-it, spiun, diplomat, shkrimtar dhe aventurier italian. Emri i tij është bërë sinonim i pasionit mbas një sërë intrigash romantike të bëra nëpër Europë.

1831. – Kongresi i Belgjikës shpalli Princin Leopold të Sakse-koburg si monarkun e parë të Belgjikës së pavarur.

1941 – Vdiq mbreti i mëparshëm gjerman dhe mbreti prusian Fridrih Vilhelm II Viktor Albert.

1859. – Francezët mundin austriakët në betejën e Maxhentës në Itali.

1867. – Lindi Karl Gustav Emil von Manerhajm, politikan dhe ushtarak finlandez. Ai ishte përgjegjës për organizimin e Linjës Mbrojtëse Manerhajm kundër Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu ai ishte President i Finlandës gjatë viteve 1944 -’46.

1896. – Henri Ford nxori makinën e tij të parë nëpër rrugët e Detroitit për një xhiro prove.

1937. – Karrocat e supermarketit prezantohen për herë të parë në një supermarket në Oklahoma Siti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1941. – Vdiq në azil politik në Holandë Kaizer Vilhelmi II, mbreti i nëntë i Prusisë dhe perandori i tretë gjerman, nga viti 1888-1918.

1943. – Rrëzohet me një grusht ushtarak shteti në Argjentinë, presidenti i vendit Roman Kastija.

1944. – Çlirohet nga trupat aleate, nën udhëheqjen e gjeneralit amerikan, Mark Klark, qyteti i Romës. Veprat historike të qytetit mbeten të padëmtuara.

1946. – Gjenerali Huan Peron bëhet president i Argjentinës.

1951. – Vdiq dirigjenti Sergei Kusevicki. I lindur në Rusi, ai drejtoi Orkestrën Simfonike të Shtetit në Petrograd përpara se të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku drejtoi Orkestrën Simfonike të Bostonit.

1970. – Protektorati britanik i Tonges, bëhet i pavarur brenda Komonuelthit.

1990. – Presidenti i Koresë së Jugut, Roh Tai-Vu, u takua në Uashington me Mikail Gorbaçov, takim ky i pari midis udhëheqësve të këtyre dy vendeve që nga koha e luftës së Koresë 1950-’53; kohë kur Bashkimi Sovjetik u radhit me Kinën në mbështetje të Koresë së Veriut.

1994. – Banglandeshi urdhëroi arrestimin e shkrimtares feministe Tashima Nascrin mbas deklaratës së saj në një gazetë indiane se Kurani duhet të “rishikohet krejtësisht”.

1996. – Anija e hapësirës Ariana-5 e Europës shpërthehet nga teknikët e tokës mbasi ajo ndryshoi drejtimin 40 sekonda mbas fluturimit të saj të parë.

2000. – Në një tërmet në ishullin indonezian Sumatra e kanë humbur jetën më shumë se 100 njerëz.

Back to top button
Close
Close