Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1453. - Sulltan Mehmeti II pushtoi Kostandinopojën dhe e bëri atë kryeqytetin e Perandorisë Osmane. Rënia e Kostandinopojës e shtoi frikën dhe panikun në Evropë. Gjergj Kastrioti u mundua t'a shfrytëzojë gjendjen e krijuar për të siguruar ndihma ushtarake dhe financiare për përballimin e furisë osmane. Ai dërgoi delegatët e vet në Napoli, Romë, Venedik dhe Raguzë. Por më shumë mori premtime. Vetëm Raguza u aktivizua për krijimin e një koalicioni luftarak midis shqiptarëve, hungarezëve dhe serbëve kundër kërcënimit osman.

29 maj 2020 (MIA)

1453. – Sulltan Mehmeti II pushtoi Kostandinopojën dhe e bëri atë kryeqytetin e Perandorisë Osmane. Rënia e Kostandinopojës e shtoi frikën dhe panikun në Evropë. Gjergj Kastrioti u mundua t’a shfrytëzojë gjendjen e krijuar për të siguruar ndihma ushtarake dhe financiare për përballimin e furisë osmane. Ai dërgoi delegatët e vet në Napoli, Romë, Venedik dhe Raguzë. Por më shumë mori premtime. Vetëm Raguza u aktivizua për krijimin e një koalicioni luftarak midis shqiptarëve, hungarezëve dhe serbëve kundër kërcënimit osman.

1453. – Një forcë ushtarake turke prej 12 mijë këmbësorësh jeniçerë, pushtoi Konstantinopolin në një betejë të ashpër pas një rrethimi të gjatë. Perandori Konstantin XI u vra.

1500 – Zbuluesi portugez Bartolomeu Diaz, i cili zbuloi Kepin e Shpresës së Mirë, u mbyt gjatë një udhëtimi.

1790. – Rod Ajslend u bë shteti i 13-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ishte i fundit nga kolonitë fillestare, që ratifikoi kushtetutën.

1848. – Viskonsin u bë shteti i 30-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1874. Lindi Gilbert Kid Çesterton, poet, prozator, eseist dhe gazetar. Vdiq në Londër, në vitin 1936.

1894. – Lindi Jozef von Sternberg, drejtor austriak filmash. I njohur për ngritjen e Marlen Ditrihut, ai e drejtoi atë në filmat “Maroku”, “Shangai Ekspres” dhe “Engjëlli blu”.

1914. – Anija irlandeze “Empress”, që po transportonte 1 477 pasagjerë dhe ekuipazhin, u mbyt pas përplasjes me  anijen norvegjeze “Stornstadt” në Shën Lorenc të Kanadasë. Të paktën 1 012 vetë gjetën vdekjen në një nga katastrofat më të mëdha detare të njohura deri atëherë.

1917. – Lindi Xhon F. Kenedi, i cili u bë presidenti i 35-të i SHBA-së. Ai ishte president nga viti 1961 deri sa u vra më 22 nëntor 1963.

1943. – Amerikanët e mundën flotën japoneze afër Ishujve Aleute.

1953. – Ser Edmond Hilari dhe nepalezi Terzin Norgaj, arritën majën më të lartë të Malit Everest, duke u bërë ekipi i parë që arriti majën e malit më të lartë në botë. Akti i tyre nuk u njoftua deri më 1 qershor.

1988.  – Presidenti Ronald Reagan filloi vizitën e tij të parë në Bashkimin Sovjetik, duke arritur në Moskë për një samit të superfuqive me liderin sovjetik, Mikhail Gorbachev.

1985. – 39 tifozë, kryesisht italianë, u shtypën për vdekje në trazirat midis përkrahësve të Liverpulit dhe Juventusit në ndeshjen finale për Kupën e Europës në stadiumin “Hejsel” të Brukselit. Më se 400 vetë u plagosën.

1990. – Për president të parë në Rusi është zgjedhur Boris Elcin.

1996. – Republika e Maqedonisë në Helsinki edhe formalisht iu bashkangjit Dokumentit final të Konferencës për bashkëpunim dhe siguri evropiane.

1996. – Në Budapest, Republika e Maqedonisë u pranua si anëtare e barabartë e Konferencës evropiane për transport – CEMT.

1997. – Në Shkup u lind katërshja e parë në Maqedoni. Prindërit e katër foshnjave (tre vajza dhe një djalë) janë nëna Valentina dhe babai Bllagojçe Jordevi nga Shtipi.

1997. – Presidenti Lorent Kabila mori pushtetin si kryetar i shtetit të Republikës Demokratike të Kongos, duke premtuar mbajtjen e zgjedhjeve në prill 1999 dhe për të varrosur trashëgiminë e diktatorit Mobutu Sese Seko.

1999 – Anija amerikane e hapësirës “Diskoveri” u bë anija e parë e hapësirës që u ankorua me stacionin  ndërkombëtar të hapësirës, një projekt 7-katësh në ndërtim, që kushtoi 60 miliardë dollarë.

2005 – Votuesit francezë në reerendum e refuzuan Propozim-kushtetutën e Bashkimit Evropian.

2006 – Më shumë se 50 guerilë talebanë janë vrarë në sulmin ajror të cilin forcat e SHBA-së e kryen ndaj një xhamie në rajonin jugor afgan Helmand. Midis viktimave ishin edhe disa udhëheqës të talebanëve.

2011. – Në moshën 80 vjeçare në Budapest vdiq ish presidenti i Hungarisë, Ferenc Madel. Ishte president i Hungarisë nga viti 2000 deri më 2005. Nga viti 1978 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave, ndërsa nga viti 1993 deri më 1994 edhe ministër i Kulturës në Qeverinë e Jozhef Antal.

###

Back to top button
Close
Close