Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1792. - Në Pezaro lindi Gjioçino Antonio Rosini, kompozitor italian. Ai filloi të komponojë, që në në moshën 18 vjeçare. Opera e tij më e famshme dhe më e bukur  "Berberi i Seviljes". Operat e tij të tjera janë "Uiliam Tel", "Tankredi", "Italiania në Algjeri", "Elizabeta", "Moisiu në Egjipt", "Semiramida" dhe të tjera. Vdiq në Passy në Paris më 13 nëntor të vitit 1868.

29 shkurt 2020 (MIA) 

1792. – Në Pezaro lindi Gjioçino Antonio Rosini, kompozitor italian. Ai filloi të komponojë, që në në moshën 18 vjeçare. Opera e tij më e famshme dhe më e bukur  “Berberi i Seviljes”. Operat e tij të tjera janë “Uiliam Tel”, “Tankredi”, “Italiania në Algjeri”, “Elizabeta”, “Moisiu në Egjipt”, “Semiramida” dhe të tjera. Vdiq në Passy në Paris më 13 nëntor të vitit 1868.

1808. – Në fushatën me të cilën vetëm për një muaj është marrë Spanja, forcat franceze të Napoleonit të Parë e morën edhe Barcelonën.

1916. – Hyri në fuqi urdhri i komandës supreme gjermane në Luftën e Parë Botërore për përmbytjen e të gjitha anijeve tregtare të armatosura të vendeve me të cilat Gjermania ishte në luftë.

1920. – Në Pragë u shpall Kushtetuta e Çekosllovakisë, vendi i cili pas Luftës së Parë Botërore u formua nga pjesët e ish monarkisë austro-hungareze.

1920. – Lindi aktorja franceze Simon Rusel, e njohur si Mishel Morgan.

1932. – “Lëvizja Lapua” pronacionaliste tentoi ta marrë pushtetin në Finlandë, por ky tentim u pengua. Qeveria e Helinkut në mars të vitit 1932 e ndaloi këtë lëvizje politike.

1956. – Pakistani shpallet për republikë islamike.

1960. – Në tërmetin e fuqishëm i cili e goditi qytetin maroken Agadir e humbën jetën 12.000 persona.

1964. – SHBA kumtoi se është bërë aeroplan i cili mund të fluturojë me shpejtësi prej 3.200 kilometra në orë dhe të arrijë lartësi të mbi 21.300 metra. Kjo për atë kohë paraqiste pikëmbërritje të jashtëzakonshme në aviacion.

1988. – Në luftën irakiano-iraniane (1980-1988) filloi raundi i ri “luftë e qyteteve”, gjegjësisht bombardim i ndërsjellë i popullatës civile.

1996. – Në aksidentin më të madh në historinë e aviacionit civil të Perusë e humbën jetën të gjithë 117 udhëtarë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit të aeroplanit “boing 737” në fluturimin drejt qytetit Arekipo, i cili u rrëzua në Andimo, rreth 900 kilometra në jug të Limas, prej ku edhe ka fluturuar.

Back to top button
Close
Close