Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1525. - Mbreti i fundit i actekëve Kuautemok pas një vuajtje të gjatë është ekzekutuar nga pushtuese spanjoll Ernan Kortes.

28 shkurt 2020 (MIA)

1525. – Mbreti i fundit i actekëve Kuautemok pas një vuajtje të gjatë është ekzekutuar nga pushtuese spanjoll Ernan Kortes.

1825. – Nënshkruhet Marrëveshje në mes Rusisë dhe Britanisë së Maqedhe me të cilën përcaktohet kufiri në mes Alaskës dhe Kanadasë.

1869. – Vdiq Alfons de Lamartin, poet dhe akademik francez. Me veprat e tij bëri ndikim të madh në romantizmin në Francë. Veprat e tij më të njohura janë: “Mendime poetike”, “Harmonitë poetike dhe religjioze”, “Rruga e lindjes”.

1913. – Lindi regjisori amerikan i filmit me prejardhje italiane Vinsente Mineli, i cili në vitin 1958 fitoi Oskar për filmin “Zhizhi”. Filmat: “Zonja Bovari”, “Amerikani në Paris”, “Çaji dhe simpatia”, “Bien këmbanat”, “Qyteti i iluzioneve”, “Disa vrapuan”.

1922. – Britania e Madhe formalisht shpalli pavarësi të Egjiptit, por e mbajti kontrollin mbi Kanalin e Suezit.

1934. – Themelohet Muzeumi i qytetit të Manastirit.

1948. – Njësitet e fundit ushtarake britanike e braktisën Indinë.

1953. – Në Ankara është nënshkruar “Pakti Ballkanik”. Jugosllavia, Greqia dhje Turqia nënshkruaн marrëveshje për bashkëpunim politik, ekonomik dhe ushtarak.

1974. – SHBA dhe Egjipti pas shtatë vitesh ndërprerje, i rirpëtërinë marrëdhëniet diplomatike.

1981. – Në Shkup vdiq Lutfi Rusi, prozator shqiptar nga Maqedonia. veprat e tij më të njohura janë: “Tregimet partizane”, “Ibe Palikuqa” “Dy shokë”, “Dyshimi”, “Liman Kaba” dhe “Shurdhmemeci”. Lindi në dibër, më 18 janar të vitit 1923.

1986. – Në Stokholm vritet Ulof Palme, kryeministër suedez. U lind në Stokholm në vitin 1927.

1992. – Këshilli i Sigurisë të Kombeve të Bashkuara miratoi dërgimin e 22.000 “helmetave të kaltërta” në Kamboxha.

1996. – Princesha britanike Dajana u pajtua për shkurorëzim nga princ Çarlsi.

1997. – Në Iran një tërmet shkatërroi më shumë se 20 fshatra duke mbytur një mijë persona.

2005. – Në një sulm vetëvrasës me bomba në qytetin irakian Hili, para një spitali, humbën jetën 125, ndërsa u plagosën 200 persona.

2007. – Ndërroi jetë Artur Shlezinger, historian dhe publicist amerikan, dy herë fitues i Çmimit të Pulicerit. Shlezinger ka pasur qasje në ndodhitë në Shtëpinë e Bardhë në kohën e Kenedit. Për kronikën e administratës së Kenedit “Një mijë ditë: Xhon F. Kenedi në Shtëpinë e Bardhë”, në vitin 1966 i fitoi Çmimin e Pulicerit dhe Çmimin letrar kombëtar. Ka qenë autor i më shumë se 20 veprave.

Back to top button
Close
Close