Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

- Sot është Dita Botërore e Lëvizjes Vëzhguese. 1512. - Në Sevilje, Spanjë, vdiq Amerigo Vespuçi, lundrues amerikan, i cili duke lundruar nën flamurin spanjoll arriti deri në brigjet e Brazilit dhe Hondurasit.

22 shkurt 2020 (MIA)

– Sot është Dita Botërore e Lëvizjes Vëzhguese.

1512. – Në Sevilje, Spanjë, vdiq Amerigo Vespuçi, lundrues amerikan, i cili duke lundruar nën flamurin spanjoll arriti deri në brigjet e Brazilit dhe Hondurasit.

1732. – Lindi Xhorxh Uashington, presidenti i parë i SHBA-së (1789-1797). Në luftën për pavarësi ishte komandant suprem i ushtrisë së kolonistëve dhe personalisht meritues për fitoren e luftës dhe për lirimin nga Britania. Për president për herë të  dytë është zgjedhur në vitin 1792. Në zgjedhjet e treta refuzoi të kandidohet dhe u tërhoq nga jeta politike. Vdiq më 14 dhjetor të vitit 1799.

1788. – Në Dansing  lindi Artur Shopenhauer, filozof gjerman – idealist. Filozofia e tij pasqyron qëndrim pesimist. Sipas tij, jeta është vuajtje e pafundshme, ndërsa kjo botë është qëndrim më i keq i mundshëm. Vdiq në Frankufrt në Majna, më 21 shtator të vitit 1860.

1810. – Lindi Frederik Shopen, kompozitor dhe pianist polak, ka komponuar më shumë për piano dhe krijoi stil origjinal i cili paraqet sitezë e muzikës evropiane dhe elemente të muzikës kombëtare polake. Vdiq në vitin 1849.

1828. – Me marrëveshjen paqësore në Turkmashaj, Prusia pas disfatës në luftë me Rusinë ishte e detyruar t’i jep një pjesë Armenisë, duke përfshirë edhe qytetin Erevan.

1848. – Filloi revolucioni i shkurtit në Francë. Për dy ditë punëtorët i morën t[ gjitha kazermat në Paris. Mbreti Luj Filinhoqi dorë, ndërsa më 25 shkurt Franca u shpall republikë.

1862. – Gjatë Luftës qytetare amerikane Xheferson Dejvs shpallet president i Konfederatës së Shteteve të Amerikës (njëmbëdhjetë shtete jugore).

1903. – Vdiq kompozitori dhe shkrimtari muzikor austriak Filip Jakov Uolf, i njohur për shkrimin e librave me poezi, posaçërisht me “Libri i poezive spanjolle” dhe “Libri këngë gete”. Komponoi solo këngo të vargjeve nga Hajnrih Hajnen, Johan Uolfgang Gete, Josef fon Ajhendorf, të poetëve spanjollë dhe italianë.

1967. – Presidenti i Indonezisë Ahmed Sukarno ia dorëzoi pushtetin ekzekutiv gjeneralit Suharta, duke e mbajtur vetëm titullin president.

1997. – Ishulli karibian Santa Luçija fitoi pavarësinë pas 165 vjetëve të administrimit britanik.

1980. – Qeveria izraelite mori vendim për lëshim në qarkullim të valutës së re nacionale, shekel, e cila e zëvendësoi funtin izraelit.

1994. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi vendim për vendosje të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Belgjikës. Në Bruksel, me këmbim të dokumentave diplomatikë, Mbretëria e Belgjikës vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën e Maqedonisë.

1994. – Ministria e Drejtësisë së SHBA-së kumtoi se ish-nëpunësi i lartë i CIA-s, Oldriç Hejzen Ejms nëntë vjet ka qenë spiuni i Bashkimit Sovjetik.

1998. – Në Shkup vdiq Dimitar Qostarov, njëri prej doajenëve të artit teatral maqedonas. Ka lindur në Içera, Slivensko, Bullgari, më 25 gusht të vitit 1912.

1998. – Është shpërndarë partia islamike turke “Partia e Mirëqenies”

2002. – Është vrarë gazetari i “Uollstit zhurnal” Daniel Perl të cilin e rrëmbyen terroristë islamikë në Karaça, në Pakistan, deri tentonte të vendosë kontakt me grupet radikas islamiste pakistaneze.

2005. – Në tërmetin me intensitet prej 6,4 ballësh sipas shkallës së Rihterit, i cili e goditi pjesën juglindore të Iranit jetën e humbën 612 persona, ndërsa më shumë se një mijë janë lënduar.

2008. – Presidenti turk Abdullah Gjyl nënshkroi ligj me të cilin hiqet ndalesa për mbajtje të shamive të studenteve në universitetet turke.

Back to top button
Close
Close