Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

- Sot është Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Kancerit dhe Leukemisë tek Fëmijët 1564. - Në Piza ka lindur Galilo Galilej, astronom dhe fizikant italian. I studioi problemet e rënies së lirë mekanike dhe gjuajtjen horizontale. Konstruktoi teleskopin të cilin e vendosi në maje të kishës Shën Marku në Venecie. E zbuloi Jupiterin dhe Njollat diellore. Për shkak të pranimit të sistemit heliocentrik të Kpernikut, u ndesh me Kishën katolike. Në moshën 70-vjeçare ishte dëbuar nga vendi. Vdiq më 8 janar të vitit 1642.

15 shkurt 2020 (MIA) 

– Sot është Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Kancerit dhe Leukemisë tek Fëmijët

1564. – Në Piza ka lindur Galilo Galilej, astronom dhe fizikant italian. I studioi problemet e rënies së lirë mekanike dhe gjuajtjen horizontale. Konstruktoi teleskopin të cilin e vendosi në maje të kishës Shën Marku në Venecie. E zbuloi Jupiterin dhe Njollat diellore. Për shkak të pranimit të sistemit heliocentrik të Kpernikut, u ndesh me Kishën katolike. Në moshën 70-vjeçare ishte dëbuar nga vendi. Vdiq më 8 janar të vitit 1642.

1710. – Lindi mbreti francez Luigji i Katërmbëdhjetë, i cili pas vdekjes së stërgjyshit të tij Luigji i Gjashtëmbëdhjetë hipi në fron në vitin e pestë të jetës dhe sundoi deri në vdekje, më 1774.

1763. – Me marrëveshjen paqësore në Hubertsburg përfundoi armiqësia mes Austrisë dhe Prusisë në luftën shtatëvjeçare. Prusia e mbajti Shlezian e cila mori nga Austria me çfarë u bë njëra ndër forcat udhëheqëse botërore.

1898. – Filloi lufta amerikano-spanjolle, në të cilën SHBA-ja i mori nga Spanja Filipinet, Guamin, Portorikon dhe Kubën (me ç’rast Kuba fitoi pavarësinë).

1922. – Në Hagë filloi seanca e parë e Gjykatës ndërkombëtare e themeluar më 1929 nga ana e Shoqatës së popujve.

1942. – Ushtarët japonezë në Luftën e Dytë Botërore e morën Singaporin dhe robëruan 85.000 ushtarë britanikë.

1971. – Britania e Madhe kaloi në sistemin decimal monetar.

1978. –  Legjenda e gjallë e boksit në kategorinë e rëndë, Muhammad Ali, u mund nga një boksier shumë pak i njohur. Leon Spinks, një 22 vjeçar, që kishte shërbyer në korpusin e marinsave, e rrahu keq kampionin 36 vjeçar, që thuhej se ishte shumë i përgatitur për ndeshjen. Pas shtatë muajsh, në shtator të vitit 1978, Muhamed Ali e mundi Leon Spinksin dhe u bë për të tretën herë kampion botëror i boksit në kategorinë e rëndë.

1993 – Parlamenti i Sllovakisë zgjodhi Mihail Kovaç për president të parë pas ndarjes nga Çekia.

1994. – Ministri i Punëve të Jashtme i Australisë, senatori Geret Evans kumtoi se Australia e njeh Republikën e Maqedonisë.

1996. – Në një shpërthim në një deponi për municion afër pallatit presidencial në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, humbën jetën së paku 60 persona.

2001. – Komisioni i përbashkët i ekspertëve-diplomat për përcaktimin dhe rregjistrimin e kufirit shtetëror mes Republikës së Maqedonisë dhe RS të Jugosllavisë përfundoi punën katërvjeçare.

2003. – Në 400 qytete në 60 vende të botës, me pjesëmarrje të rreth 10 milionë njerëzve u mbajtën demonstratat më të mëdha kundërluftarake që nga Lufta në Vietnam. Protestat u mbajtën për shkak të qëllimeve të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, që pa vendimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së ta sulmojnë Irakun.

2004. – Në Kinë ekzekutohet dënimi me vdekje mbi Jang Shinhain, njëri nga vrasësit më të këqinj serik, i cili për katër vjet vrau 67 persona dhe dhunoi së paku 20 gra.

2013. – Fotografi suedez Poll Hansen e ka fituar çmimin “Uorlld pres foto” për vitin 2012 për fotografinë në të cilën është shfaqur dërgimi në varrim i dy fëmijëve të cilët janë vrarë gjatë një sulmi raketor izraelit. Fotografia është zgjedhur nga gjithsej 103.481, të dorëzuara nga 5.666 fotografi nga 124 vende.

Back to top button
Close
Close