Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1407. - Dita e të dashuruarve. Valentini dërgoi tek Xhon Pastoni nga Margery Brews një letër me fjalët: "është e drejta ime për të qenë një Valentin i dashuruar sinqerisht".

14 shkurt 2020 (MIA)

1407. – Dita e të dashuruarve. Valentini dërgoi tek Xhon Pastoni nga Margery Brews një letër me fjalët: “është e drejta ime për të qenë një Valentin i dashuruar sinqerisht”.

1468. – Vdiq Johanes Gutenberg, zbulues i teknikës për shtypje me shkronja lëvizëse.

1663. – Kanadaja u bë koloni franceze.

1779. – Zbuluesi britanik Kapiteni Xhejms Kuk u vra në Havai.

1858. – Lindi në Shkodër patrioti Filip Kraja. Me akuzën e përhapësit të ideve politike me karakter kryengritës ai u arrestua dhe u burgos më 1905. Mbasi u lirua, u arratis në Itali. Në kongresin e shqiptarizmës, mbajtur në Trieste prej 1 deri me 4 Mars 1913, mori pjesë krah veprimtarëve më të shquar të kombit, si Faik Konica, Noli, etj. Bashkëpunimi i tij me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin ishte e shpeshtë. Kthehet në atdhe mbas çlirimit të Shkodrës nga malazezet më 1913. Vdiq më 1 Shkurt 1933.

1893. – Havai ju aneksua SHBA-së me një traktat, por ky traktat u tërhoq nga presidenti Grover Klevelent.

1922. – Shkencëtari i njohur italian, Gulielmo Marconi, filloi transmetimin e parë me radio nga Anglia.

1929. – Xhelatët e Al Kapones vranë 7-të anëtarë të bandës Buks Moran në ditën e masakrës së Shën Valentinit, në një garazhd të Çikagos me qëllim që të parandalonin grabitjen e furnizimit me uiski.

1944. – Lindi në Pejë Faruk Begolli. Ai ka mbaruar Akademinë për Film dhe Teatër në Beograd në vitin 1966. Begolli mban rekordin e filmave në të cilët ishte regjisor dhe një ndër aktorët më të shquar shqiptarë të Kosovës. Faruk Begolli ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinematografisë në Kosovë. Ai punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Vdiq më 23 gusht 2007.

1946. – Një tru elektronik ose ndryshe kompjuter filloi punë në universitetin e Pensilvanisë. Kompjuterit iu deshën sekonda për të bërë veprime që për t’u kryer kërkonin orë të tëra. Ai u quajt Eniac ose ndryshe “Kompjuter dhe integrator numerik elektronik”.

1950. – Një traktat 30 vjeçar u nënshkrua në Moskë midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

1953. – U nënshkrua Konventa e bashkëpunimit kulturor Shqipëri-Rumani.

1958. – Mbreti Fasail i Irakut dhe Mbreti Husein i Jordanisë shpallën shkrirjen e mbretërive të tyre në Federatën Arabe. Në këtë shkrirje mbreti Fasail do të ishte kryetari ndërsa, Husein, deputet i tij.

1972. – U lëshua në drejtim të hënës anija Sovjetike e hapësirës pa njerëz “Luna 20”.

1979. – Ambasada amerikane në Iran u sulmua nga demostruesit, të cilët morën peng për disa orë ambasadorin dhe personelin e ambasadës.

1989. – Ajatollah Khomeini në një Fatba urdhëroi ekzekutimin e shkrimtarit britanik Selman Ruzhdi pas botimit të romanit të tij “Vargjet Satanike”.

1996. – Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bangladeshit vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel të ambasadorëve.

2001. – Në Shkup, në lagjen Taftalixhe, është hapur Spitali special për gjinekologji dhe obstretikë “Mala Bogorodica” të “Sistina Medikal”, spital i parë gjinekologjik në Republikën e Maqedonisë.

2005. – Si pasojë e zjarrit në një xhami në qendër të Teheranit jetën e humbën 59 persona, ndërsa më shumë se 200 ishin lënduar.

Back to top button
Close
Close