Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1500. - Lundruesi spanjoll Visente Hanes Pinson e zbuloi Brazilin.

26 janar 2020 (MIA)

1500. – Lundruesi spanjoll Visente Hanes Pinson e zbuloi Brazilin.

1531. – Portugalinë e përfshiu një tërmet katastrofik. Kryeqyteti Lisbonë u shkatërrua tërësisht, ndërsa e humbën jetën 30.000 persona.

1827. – Peru shpalli pavarësi.

1905. – U zbulua afër Pretorias, diamanti më i madh në botë, Kulinan, me një peshë prej 3,106 karatë.

1918. – U lind kryetari i shtetit Rumun, Nikolae Çaushesku, i përmbysur në një grusht shteti në vitin 1989. Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, u ekzekutuan nga një skuadër pushkatimi më 25 dhjetor 1989.

1925. – Lindi aktori dhe regjisori amerikan Poll Njumen, i cili u theksua me interpretimet psikologjike të personazheve me cilësi të fuqishme individuale. Filmat:”Verë e gjatë e nxehtë”, “Rrëfimi i ëmbël për dashurinë”, “Dhuna”, “Bafallo Bill dhe Indianët”, “Ngjyra e parave” (Oskar).

1947. – Në një aksident ajror në Danimarkë humbi jetën trashëgimtari i fronit Gustav Adollf, duke lënë pesë fëmijë, duke e përfshirë edhe mbretin e tanishëm të Suedisë Karli i Gjashtëmbëdhjetë Gustav.

1950. – India formalisht shpallet për Republikë në suaza të Komonveltit britanik.

1993. – Vacllav Havell zgjidhet presidenti i parë i Çekisë.

1994. – Në Romë, Republika e Maqedonisë është pranuar si anëtare e plotfuqishme e Bankës ndërkombëtare për financimin e zhvillimit të bujqësisë (IFAD).

1994. – Rumania bëhet i pari ish-armik i NATO-s, gjatë Luftës së Ftohtë, që nënshkruan një dokument partneriteti me aleancën ushtarake.

1996. – Senati amerikan miratoi traktatin Start-2, për pakësimin e raketave bërthamore strategjike amerikane dhe ruse, tre vjet pas nënshkrimit të tij në Moskë nga presidentët Xhorxh Bush dhe Boris Jelcin.

2001. – Tërmet në shtetin perëndimor indian Guxharat në të cilin pati së paku 18.000 viktima.

2003. – Tenistja amerikane me prejardhje çeke Martina Navratillova (46) së bashku me tenistin indian Leander Paes e fitoi titullin në Kampionatin e hapur në Australi në konkurrencë të çifteve të përzierë.

2016. – Në moshën 53-vjeçare ndërroi jetë Kolin Vernkomb, muzikant britanik, i njohur si Blek, autori i hitit të madh të vitit 1980 „Wonderful Life“.

Back to top button
Close
Close