Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1627. - Lindi Robert Bojl, kimist dhe fizikant irlandez. Ligji i Bojlit thotë se presioni dhe vëllimi i gazit janë proporcionale në mënyrë të ndërsjelltë.1759. - U lind poeti skocez Robert Berns, shkrimtari i fundit që shkruante në dialektin skocez.

25 janar 2020 (MIA)

1627. – Lindi Robert Bojl, kimist dhe fizikant irlandez. Ligji i Bojlit thotë se presioni dhe vëllimi i gazit janë proporcionale në mënyrë të ndërsjelltë.

1759. – U lind poeti skocez Robert Berns, shkrimtari i fundit që shkruante në dialektin skocez.

1831. – Parlamenti polak shpalli pavarësinë e Polonisë dhe rrëzoi carin rus Nikolai I.

1878. – Në luftën ruso-turke u fundos anija turke pas goditjes që mori nga nëndetëset e forcave ruse. Kjo ishte anija e parë që u fundos nga një armatim nënujor.

1882. – U lind shkrimtarja angleze Virxhinia Volf, e njohur për romanet e saj psikologjike ku përdorte teknikën e monologut të brendshëm.

1924. – Në qytetin francez Shamoni u hapën Lojërat e para Olimpike Dimërore.

1935. – U lind burrështetasi portugez Antonio Ramaljo Janesh, presidenti i Portugalisë nga viti 1976 deri në vitin 1986.

1942. – Tajlanda në Luftën e Dytë Botërore u shpalli luftë SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

1945. – Në Artakoll ndodhi ndeshja e parë ballore e Brigadës se Drenices me Ushtrinë jugosllave per ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile.

1946. – SHBA shpërthen një bombë atomike në Bikini Atoll në Oqeanin Pacifik.

1991. – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Deklaratë për pavarësi.

1996. – Republika e Maqedonisë dhe Belize vendosën marrëdhënie diplomatike.

1999. – Në një seri tërmetesh në Kolumbi, që goditi rajonin e kultivuesve të kafesë, humbën jetën rreth dy mijë veta e qindra të tjerë mbetën pa strehë.

2006. – Në zgjedhjet parëamentare në Palestinë fitoi lëvizja radikale Hamas.

2007. – Vdiq Hauard Hant, agjent i CIA-s, aktor kyç në aferën “Votergejt” e cila e shkaktoi dorëheqjen e presidentit amerikan Riçard Nikenson dhe u bë sinonim për skandal dhe keqpërdorimin të pushtetit.

Back to top button
Close
Close