Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

393. - Perandori romak Theodosius I, e shpalli djalin e tij nëntëvjeçar Honorius bashkëperandor.

23 janar 2020 (MIA)

393. – Perandori romak Theodosius I, e shpalli djalin e tij nëntëvjeçar Honorius bashkëperandor.

1719. – Me bashkimin e Vaduc dhe Shelenberg është formuar Principata Lihtenshtajn.

1783. – Lindi në Grenoble, Francë, shkrimtari Stendal. Si ushtarak gjatë luftrave të Revolucionit dhe të Perandorisë, ai u njoh me Italinë, e cila vë në dukje edhe sensibilitetin e tij të thellë. Me rrëzimin e perandorisë ai jetoi në qytetin e Milanos dhe fillon të shkruajë broshura mbi muzikën, pikturën dhe një tregim udhëtimi me titull “Romë, Napoli, Firenze”. Veprat e tij kryesore janë “E kuqja dhe e Zeza”, shkruar në vitin 1830 dhe “Manastiri i Parmës” në 1839, të cilat u njohën gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij.

1793. – Rusia dhe Prusia bëjnë marrëveshjen e dytë për ndarjen e Polonisë.

1806. – Vdiq Villiam Pitt i Riu, kryeministër i Anglisë. Në moshën 24 vjeçare ai u bë një nga kryeministrat më të rinj të Anglisë.

1832. – Lindi piktori francez Eduard Manet. I frymëzuar shpeshherë nga mjeshtrit klasikë, në veçanti spanjollët e shekullit të artë, ai u bë baba i impresionizmit dhe artit modern. Vepra e tij “Mëngjes mbi bar” skandalizoi kritikët, por ai fitoi entuziazmin e një grupi piktorësh të rinj, që u bënë pasardhësit e impresionizmit.

1872. – Lindi Jozhe Pleçnik, themelues i arkitekturës sllovenase moderne. Vdiq në korrik të vitit 1957.

1916. – Isa Boletini vritet në pritë në Podgoricë.

1931. – Vdiq kërcimtarja ruse dhe një nga balerinat më të suksesshme të kohës, Ana Pavlova.

1943. – Pas nëntë ditë bisedime në Kasablanka, presidenti amerikan Rusvelt dhe kryeministri anglez Uinston Çerçill ranë dakort të nisnin fushatën për të hapur një front të dytë ne Europën Veriperëndimore.

1944. – Vdiq Edvard Munh, piktor norvegjez. Vepra e tij më e njohur është “The Screma”.

1964. – Transplanti i parë i një organi kafshe në një qenie njerëzore u krye në Qendrën Mjeksore të Misisipit, ku u përdor zemra e një majmuni. Pacienti vdiq shumë shpejt.

1973. – Presidenti amerikan Riçard Nikson kumtoi se është arritur marrëveshje për dhënie fund të armiqësisë ushtarake me Vietnamin.

1983. – Sateliti sovjetik Kosmos 1402 depërtoi në atmosferën e tokës dhe u rrëzua në Oqeanin Indian.

1989. – Vdiq piktori surrealist spanjoll Salvador Dali.

Back to top button
Close
Close