Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1744. - Në Napoli vdiq Xhovani Batista Viko, filozof italian. Konsiderohet për themelues të psikologjisë së kulturës dhe të filozofisë së historisë si disciplinë shkencore. Lindi në Napoli, më 23 qershor të vitit 1668.

21 janar 2020 (MIA)

1744. – Në Napoli vdiq Xhovani Batista Viko, filozof italian. Konsiderohet për themelues të psikologjisë së kulturës dhe të filozofisë së historisë si disciplinë shkencore. Lindi në Napoli, më 23 qershor të vitit 1668.

1784. – Lindi Petar de Vid, piktor anglez. Vdiq më 30 qershor të vitit 1849.

1892. – Vdiq astronomi dhe matematikani anglez Xhon Kauç Adams, profesor i UNiversitetit në Kembrixh.

1905. – Lindi Kristian Dior, stilist francez, i cili ndihmoi në revolucionarizimin e modës pas Luftës së Dytë Botërore.

1924. – Vdiq nga një hemoragji cerebrale udhëheqësi sovjetik Vladimir Iliç Lenin. Ai ishte  vazhdues i veprës së Marksit dhe të Engelsit, themelues i Partisë Bolshevike, udhëheqës i Revolucionit Socialist të Tetorit të vitit  1917.

1925. – Asamblea Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipërisë.

1941. – Lindi tenori i famshëm operistik spanjoll, Plaçido Domingo. Ai konsiderohet si një nga tenorët më të njohur  liriko-dramatikë të botës. Në repertorin e tij operistik bëjnë pjesë kryeveprat botërore si “Toska” e Puçinit, etj.

1945. – Në aeroportin e Shkupit filloi të punojë përçuesi i parë “i vërtetë” në territorin e RP të Maqedonisë me fuqi prej 200 vatëve.

1954. – U lëshua nëndetësja e parë në botë e vënë në lëvizje me energji bërthamore, duke bërë realitet fantazinë e përshkruar në shekullin e 19-të nga shkrimtari i njohur francez Zhyl Vern. Nëndetësja e marinës amerikane u quajt  “Nautilus”, sipas emrit që Zhyl Verni i kishte vënë nëndetëses së tij imagjinare në romanin fantastiko-shkencor “20  mijë lega nën det”. Një ndër arritjet më të shënuara të nëndetëses “Nautilus” ishte kalimi nën akullin arktik gjatë një  udhëtimi nga Havai për në Angli.

1976. – Për herë të parë në BRSS është dhënë leje për shitjen e gazetave perëndimore “Njujork tajms” dhe Fjaneshëll tajms”.

1997. – Kancelari gjerman, Helmut Kol dhe kryeministri çek, Vaclav Klaus, nënshkruan në Pragë deklaratën e pajtimit, që synonte t’i jepte fund mosmarrëveshjeve 50 vjeçare midis dy vendeve. Teksti i deklaratës përmbante  ‘keqardhje” të shprehura nga të dyja palët për aneksimin e rajonit të Sudeteve nga Hitleri në vitin 1939, mizoritë e  kryera gjatë pushtimit nazist të Çekosllovakisë dhe për dëbimin nga qeveria e Pragës të 3 milion gjermanëve nga krahina e Sudeteve në vitin 1945.

1999. – Raul Salinas de Gortari, vëllai i ish presidentit meksikan Karlos Salinas, dënohet me 50 vjet burg për shkak të organizimit të vrasjes së kundërshtarit politik.

2006. – Vdiq presidenti i parë i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Ai lindi më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Rugova ndërroi jetë nga sëmundja e kancerit. Politikani i vyer  i Kosovës, Ibrahim Rugova, e udhëhoqi vendin paqësisht drejt pavarësisë dhe iku nga kjo botë në çastin më vendimtar të krijimit të shtetit të Kosovës. Kontribuoi në ngjarje të rëndësishme në territorin e Dardanisë, siç janë: Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), e deri te zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

2009. – Ushtria izraelite edhe zyrtarisht kumtoi se i tërheq ushtarët e saj nga Rripi i Gazës.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close