Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1535. - Pushtuesi spanjoll Francisko Pizaro e pushtoi Limën, kryeqytetin i Peruas.

18 janar 2020 (MIA)

1535. – Pushtuesi spanjoll Francisko Pizaro e pushtoi Limën, kryeqytetin e Perusë.

1778. – Lundërtari anglez Xhems Kuk i zbuloi Havajet.

1889. – Në Bordo lindi Sharl Luj Monteskje, njëri ndër shkrimtarët filozofik-politik francez. Me Volterin dhe Didron, është paraardhës i revolucionit francez.

1892. – U lind Oliver Hardi, ylli amerikan i muzikës dhe skenës. Ai ka luajtur filma në vitin 1914. Famën e arriti së bashku me aktorin Sten Laurel.

1919. – U çel zyrtarisht në Paris Konferenca e Paqes, Konferencë e shteteve fituese të Luftës I Botërore për t’iu diktuar vendeve të mundura kushtet e paqes dhe rindarjen e kolonive dhe sferave të ndikimit. Rol kryesor luajtën pesë Fuqitë e Mëdha: Anglia, Franca, SHBA, Italia dhe Japonia. Në Konferencën e Paqes u përgatitën dhe u nënshkruan pesë traktate paqeje me vendet e mundura, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Në këtë konferencë u parashikua copëtimi i shtetit shqiptar dhe zhdukja e tij nga harta politike e Europës si shtet i pavarur e Sovran.

1923. – Në Dibër lindi Lutfi Rusi, prozator shqiptar në Maqedoni. Vepra të tij më të rëndësishme janë “Rrëfime partizane”, “Ibe Palikuqa”, “Dy shokët”, “Dyshimi”, “Liman Kaba” etj. Vdiq në Shkup, më 28 shkurt 1981.

1987. – Në Romë vdiq Renato Gutuzo, piktori më i madh bashkëkohir italian. Lindi në Bageria afër Palermos, në vitin 1912.

1991. – Në Luftën e Gjirit, forcat aleate, nën drejtimin e SHBA-së, filluan operacionin “Sulmi i Shkretëtirës”, një ofensivë ajrore dhe me raketa kundër pozicioneve irakiane.

1991. – U rihap xhamia e parë në Tiranë. Hirësia e tij Hafiz Sabri Koçi u zgjodh kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

1992. – Republika veriore turke e Qipros e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.

1993. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Bjellorusisë.

1995. – Strumica u bë anëtare e Federatës së qyteteve të karnavaleve.

1995. – Republika e Moldavisë e njohu Republikën e Maqedonisë.

2001. – Turqia e dënoi ashpër Francën, në lidhje me miratimin e një projektligji në parlamentin francez, që akuzon zyrtarisht turqit për gjenocid në vitin 1915, si dhe njoftoi se kishte tërhequr ambasadorin e saj nga Parisi për konsultime.

2001. – Presidenti i Kongos Loran Kabila zyrtarisht ishte shpallur i vdekur, dy ditë pasi ndaj tij kishte qëlluar truproja e tij.

2004. – Në shpërthimin e një automobil-bombe para selisë së administratës së përkohshme të SHBA-së në Bagdad jetën e humbën të paktën 25 persona.

2016. – Në moshën 67-vjeçare në Nju-Jork ndërroi jetë Glen Frej, kitarist amerikan, bashkëthemelues dhe anëtarë i një prej rok grupeve më të njohura në SHBA – Eagles.

 

 

Back to top button
Close
Close