Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1547. - Princi Ivan i Katërt, në histori i njohur si Ivan Grozni, në Moskë kurorëzohet për perandor rus. Gjatë sundimit të tij veçanërisht në shprehje erdhën apsolutizmi dhe centralizimi mbretëror i vendit në të cilën deri atëherë rëndësi të madhe kishin familjet e shquara.

16 janar 2020 (MIA)

1547. – Princi Ivan i Katërt, në histori i njohur si Ivan Grozni, në Moskë kurorëzohet për perandor rus. Gjatë sundimit të tij veçanërisht në shprehje erdhën apsolutizmi dhe centralizimi mbretëror i vendit në të cilën deri atëherë rëndësi të madhe kishin familjet e shquara.

1749. – Lindi shkrimtari italian Vitorio Alfieri, poet patriotik dhe poet dramatik.

1778. – Franca e njohu pavarësinë e SHBA-së të cilët zhvilluan luftë çlirimtare kundër sundimit kolonial britanik.

1891. – Në Paris vdiq Leo Delib, kompozitor francez, përfaqësues i romantizmit në muzikë. Realizimet më të njohura janë “Kopelija” dhe “Silvija” dhe opera “Lakme”. Lindi më 21 shkurt të vitit 1836.

1924. – Zgjidhet qeveria Liberal-Demokratike e Fan Nolit. Si kryeministër, Noli shpalli  reformat agrare për të zhdukur feudalizmin dhe i bëri Kushtetutës disa ndryshime. Por ai  nuk pati kohë për të zbatuar angazhimet.

1942. – Vdiq në një aksident ajror, aktorja e famshme amerikane Karol Lombard. Gruaja e Klark Gejbëll, u bë e famshme në interpretimin e saj në filmin “To be or not to be”(Të jesh a të mos jesh).

1946. – Lindi Kabir Bedi, aktori indian, i cili ka luajtur në filmin “E bija e Maharazhait” dhe ” Sandokan”.

1957. – Në Nju-Jork vdiq Arturo Toskanini, dirigjent operistik dhe simfonik italian, njëri nga dirigjentët më të njohur të të gjitha kohërave. Lindi në Parma, më 25 mars të vitit 1867.

1972. – Pas vdekjes së mbretit Frederik, Margareta II shpallet mbretëreshë daneze.

1991.-  Forcat e udhëhequra nga SHBA në luftën e Gjirit me sulme masive ajrore nëpër caqet industriale dhe ushtarake në Irak dhe Kuvajt e filluan operacionin “Stuhia e shkretëtirës”.

1997. – “Vdekja e Jugosllavisë”, film televiziv me pesë seri i prodhuar për BBC-në dhe kanalin amerikan “U.S.Discovery Channel” nga Shoqatat britanike “Brian Lapping”, fitoi medaljen më të lartë “Gold Baton”.

2001. – Bullgaria shkatërroi praktikisht të gjitha minat e arsenaleve të saj, në përputhje me konventën e Otavës mbi ndalimin e minave kundër-njeri.

2002. – Këshilli amerikan i sigurisë vendosi njëzëri embargon e armëve dhe ngrirjen e aseteve të Osama bin Laden. Al-Kaida.

2003. – Anija hapësinore Kolumbia heq dorë nga misioni i saj në hapësirë STS-107, i cili do të ishte dhe misioni i saj i fundit.

2005. – Adriana Iliescu sjell në jetë fëmijën e saj në moshën 66 vjeçare, duke u bërë dhe gruaja më e vjetër që lind fëmijë në këtë moshë.

2006. – Elen Xhonson Serlif dha betimin si presidente e re e Liberisë me çfarë u bë gruaja e parë presidente e shtetit në Kontinentin Afrikan.

2008. – Në moshën 80 vjeçare vdiq akademiku Nikolla Klusev, kryeministri i parë i qeverisë së parë eksperte e Republikës së Maqedonisë (1991-1992) dhe pati rol të rëndësishëm në vendosjen e pavarësisë.

2014. – Aktori britanik Roxher Lojd Pak, i njohur për rolin e Trigerit në serinë “Intrigat” ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare. Ka debituar në skenë në Nortempton, pas studimeve në Akademinë mbretërore për arte dramatike. Famën e ka fituar me rolin e Kolin Triger Boll në serinë “Intrigat.

Back to top button
Close
Close