Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

14 janar 2020 (MIA)

14 janar 2020 (MIA)

1742. – Në Londër vdiq Edmund Halej, astronom dhe gjeofizik anglez. Mes tjerash, i pari e zbuloi se yjet lëvizin.

1784. – SHBA e ratifikoi marrëveshjen paqesore me Britaninë e Madhe, me çfarë edhe formalisht përfundoi lifta amerikane për pavarësi.

1798. – Lindi në Novogordsk të Polonisë, poeti i madh polak Adam Mickieviç. Ai shkroi poezi dhe poema me tematikë të kohës, mbi heronjtë legjendarë polakë, të cilët i përshkruante me një frymë melodramatike. Veprat kryesore të Mickieviçit janë “Oda e rinisë”, “Sonatat e Krimesë”, “Librat e popullit dhe pelegrinazheve polake”, “Pan Tadeusz”, “Lirikat e Lozanës”, etj.

1809. – Britania dhe Spanja lidhën marrëveshje kundër mbretit francez Napoleon 1.

1920. – U arrit kompromisi anglo-franko-italian i cili e copëtonte Shqipërinë në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës. Veriun e Shqipërisë do ta merrte Serbia, jugun do ta merrte Greqia dhe Italia do merrte një kujdestari mbi atë shtet të mbetur shqiptar.

1990. – Në qytetin e Shkodrës u zhvillua demostrata e parë antikomuniste, qe coi ne rrezimin e bustit te diktatorit sovjetik Stalin.

1938. – Në sallat e kinemave amerikane u shfaq për herë të parë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”. Ky ishte filmi i parë me metrazh të gjatë nga “Disney” dhe u rixhirua tetë herë; kaloi një seri të tërë restaurimesh dhe ka sjellë fitime shumë të mëdha; vetëm nga biletaritë e SHBA-së 172 milion dollarë. Filmi “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” ishte kandidat për çmimin “Oskar ’38”, por ai fitoi një çmim me përmasa normale dhe shtatë çmime të vogla, aq sa ishin xhuxhat. Çmimet u dhanë nga ShiriTemple (10 vjeç) dhe babai Disnej.

1957. – Vdiq aktori amerikan i filmit Hemfri Deforest Bogart, fitues i Oskarit në vitin 1951 për filmin “Mbretëresha e Afrikës”. Filmat: “Kazablanka”, “Endërra e thellë”, “Pasuria e Siera Madre”,”Dukesha këmbëzbathur”, “Rënie e rëndë”.

1965. – Për herë të parë pas pavarësimit të Irlandës u takuan kryeministrat e Republikës Irlandeze dhe Irlandës Veriore britanike.

1994. – Lidhja e futbollit të Maqedonisë u bë anëtare shoqëruese e Unionit evropian të futbollit.

2003. – Me mijëra persona demonstruan në Nikozi, protesta më e madhe në historinë e Qipros nën okupacionin turk, duke kërkuar fundin e izolimit që zgjaste me dekada.

2005. – Pas udhëtimit shtatëvjeçar sonda evropiane “Hajgens” arriti që të lëshohet në Muajin e Saturnit Titan dhe të dërgojë infomacionet e para në kontrollin e fluturimit në Darmshtat.

2006. – Vdiq aktorja amerikane Sheli Uinters, fituese e Oskarit për role dytësore në filmat “Ditari i Ana Frenk” dhe “A Patch of Blue”.

2016. – Në moshën 73-vjeçare ndërroi jetë Rene Anxheli, bashkëshorti dhe menaxheri i këngëtares së njohur kanadeze Selin Dion. Anxheli, i cili e ka zbuluar Dion ka meritën për karrierën e saj të sukseshme me të cilën ka qenë i martuar që nga viti 1994.

###

Back to top button
Close
Close