Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

15 dhjetor 2019 (MIA)

15 dhjetor 2019 (MIA)

– Dita e Librit Esperant

37. – Lindi Mbreti romak Neron Klaudij Cezar August Germanik, një nga qeveritarët më kontraversë në historinë e perandorisë romake.

1675. – Vdiq piktori holandez Jan Vremer i cili numërohet midis artistëve më të mëdhenj në historinë e pikturës edhe pse ka punuar vetëm rreth 40 piktura.

1806. – Mbreti francez Napoleoni i Parë hyri me trupat e tij në Varshavë.

1832 – Lindi Aleksandar Gustaf Ajfel, inxhinieri francez dhe ndërtuesi i Kullës së njohur Ajfel në Paris e cila është e lartë 320 metra.

1852. – Lindi fizikani Antoni Anri Bekerel, shpikësi i rrezeve radioaktive Bekerel,  fitues i çmimit Nobel për fizikë në vitin 1903.

1875. – Mbi qytetin anglez Çatam, në lartësi prej rreth 30 metrash fluturoi makineria fluturuese, kombinimi i çuditshëm i një çadre dhe një dragoi.

1897. – Vdiq shkrimtari francez Alfons Dode. Ka shkruar romane, drama dhe novela. Veprat “Safo, “Numa Rumestan” “I pavdekshmi”.

1944. – Në Shkup filloi konferenca e parë kombëtare Fronti antifashisht i grave të Maqedonisë.

1945. – Orkestra simfonike e Filarmonisë së sotme të Maqedonisë e mbajti koncertin e saj të parë simfonik.

1946. – Në Shkup filluan ligjëratat e para në Fakultetin Filozofik.

1961. – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e hodhi poshtë propozimin sovjetik për pranimin e Kinës në organizatën botërore.

1964. – Kuvendi në Kanada e pranoi flamurin e ri kombëtar. Flamuri u pranua si simboli i Kanadasë.

1970. – Në Venera u lëshua anija kozmike sovjetike “Venera 7” nga e cila sinjalet erdhën vetëm disa minuta por dhanë përgjigje për shumë çështje.

1978. – Presidenti i SHBA-së Xhimi Karter kumtoi se vendi i tij nga 1 janari i vitit 1979 do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kinën, ndërsa marrëdhëniet me Tajvanin do t’i ndërpresë.

1993. – Në Nju Jork vdiq Mirna Loj, aktore amerikane e filmit.

1994. – Pas krizës njëvjeçare politike Xhon Bruton u bë kryministri i ri i Republikës së Irlandës.

1999. – Shefi i UNMIK-ut Bernar Kushner e formoi qeverinë e përkohshme të Kosovës ku në Prishtinë u nënshkrua dokumenti me përfaqësuesit politikë shqiptarë.

1999 – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është bërë inaugurimi i presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë (i dyti pas pavarësimit të vendit, pas Kiro Gligorovit) Boris Trajkovski.

2000. – Presidenti ukrinas Leonid Kuçma urdhëroi që të mbyllet centrali bërthamor në Çernobil në të cilin para 14 viteve ndodhi incidenti më i madh në historinë e centraleve bërthamore.

2004. – Në jug të Francës solemnisht u hap ura më e lartë në botë “Mijo” shtylla e saj më e lartë është 340 metra. Ura është e gjatë dy kilometra dhe është punë e përbashkët francezo-britanike.

2006. – Japonia për herë të parë pas disfatës në Luftën e Dytë Botërore u bë me Ministri të Mbrojtjes. Pas kapitullimit në vitin 1945, Japonia e kishte të ndaluar rreptësisht që të kishte forca të aramtosura.

2011 – Ish-presidenti francez Zhak Shirak është dënuar në dy vite burgim me kusht në aferën me punësime të rreme fiktive në administratën e Qytetit të Parisit.

Back to top button
Close
Close