Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1503. - Lindi Michel de Nostredame ose Nostradamus, astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori. Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko – romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike (të gjëra, të shumëfishta), duke u bërë si ai që parashikon, parathotë, paralëjmëron, profetizon, pro-fet: pro ‘para’ + fenai  ‘thënie’). Madje, në krye të librit "Profecitë", Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij: “Edhe pse, kam përdorur fjalën profeci, nuk do t’ia atribuoja vetes një titull të tillë kaq madhështor e fisnik siç është ai i Profetit”.

14 dhjetor 2019 (MIA)

1503. – Lindi Michel de Nostredame ose Nostradamus, astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori. Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko – romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike (të gjëra, të shumëfishta), duke u bërë si ai që parashikon, parathotë, paralëjmëron, profetizon, pro-fet: pro ‘para’ + fenai  ‘thënie’). Madje, në krye të librit “Profecitë”, Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij: “Edhe pse, kam përdorur fjalën profeci, nuk do t’ia atribuoja vetes një titull të tillë kaq madhështor e fisnik siç është ai i Profetit”.

1546. – Lindi Tiho Brahe, astronom danez. Ai bëri zbulime shumë të rëndësishme që ndihmuan në zhvillimin e astronomisë shkencore moderne.

1799. – Vdiq Xhorxh Uashington, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet (1789-1797). Ai tregoi aftësitë e tij drejtuese në luftën amerikane për pavarësi.

1819.- Alabama bëhet shteti i 22-të i SHBA. Kryeqyteti i Alabamës është Montgomery. Qyteti më i madh nga popullata është Birmingham. Qyteti më i madh me sipërfaqe është Huntsville. Qyteti më i vjetër është Mobile, themeluar nga kolonistët francezë. Alabama është emër i një fisi indian. Drejtshkrimi i fjalës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. dhe dokumentohet për here të parë si Alibamo, në shënimet e eksploruesit spanjoll Hernando de Soto më 1540.

1822. – Kongresi i Veronës, takimi i fundit i fuqive të Aleancës së Shenjtë dhe Britanisë mbyllet me ndërhyrjen për të parandaluar një ndërhyrje të mundshme ndaj Spanjës revolucionare.

1824. – Lindi Pier – Sesil Puvis de Shavans, piktor francez. Vdiq më 24 nëntor të vitit 1898.

1911. – Ronald Amundsen, eksplorator norvegjez, së bashku me shokë të tij bëhen të parët që arrijnë në Polin e Jugut, 35 ditë përpara Kapiten Skotit.

1913. – Ishulli Kreta pas Luftërave ballkanike edhe zyrtarisht u bë pjesë e Greqisë.

1918. – Në Lisbonë vritet presidenti i Portugalisë Sidonio Paesh.

1918. – Në zgjedhjet në Britani të madhe gratë për herë të parë votuan dhe iu mundësua të kandidohen për në parlament.

1920. – Fataliteti i parë, në historinë e fluturimeve civile për pasagjerë, ndodhi kur një aeroplan rrëzohet mbi një shtëpi në Krikellnd të Londrës, duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve dhe dy anëtarëve të ekuipazhit.

1937. – Japonia vendosi qeveri kineze marionetash në Pekin.

1939. – Lidhja e Kombeve përjashton Bashkimin Sovjetik për shkak të agresionit të tij ndaj Finlandës.

1941. – Qeveria e Mbretërisë së Hungarisë i shpalli luftë SHBA-së.

1955. –Shqipëria, Australia, Bullgaria, Jorania, Kamboxhia, Libia, Hungaria dhe Cejloni u pranuan anëtare të Kombeve të Bashkuara.

1962. – Sonda kozmike “Mariner II” filloi të dërgojë në tokë informacionet e para të njeriut në një planet tjetër, nga planeti Afërdita.

1985. – Vdiq në moshën 68 vjeçare Andrei Sakarov, fizikant i njohur sovjetik, i cili u ngrit kundër Kremlinit në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të lirisë politike.

1993.- Bashkimi Europian vendos marrëdhënie diplomatike me Afrikën e Jugut. Ky ishte akti i fundit i nje politike të re të bashkëpunimit pas shume vitesh izolimi.

1995. – Udhëheqësit e ish-Jugosllavisë nënshkruajnë në Paris traktatin e Paqes mbi Bosnjën. Në këtë mënyrë iu dha fund konfliktit më të rëndë në Europë, qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe iu hap rrugë mijëra trupave të NATO-s për të lëvizur drejt këtij vendi.

1999. – Japonia u shpreh për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, në shkëmbim të përmirësimit të marrëdhënieve midis tyre.

2000. – Policia kineze qëlloi për vdekje pesë myslimanë të pakicës etnike Hui, në një konflikt që implikoi 300 myslimanë në provincën verilindore të Shandongut.

2001. – Në afërsi të Groznit zbulohen trupat e 6 çeçenëve. Rreth identitetit, moshës dhe rrethanave të vdekjes së të gjashtëve u hap një hetim.

2002. – Dhjetë persona u vranë nga një grup i armatosur në Sidi Baizid në rajonin e Djelfas, 270 km në jug të Algjerit, kryeqyteti i Algjerisë.

2005. – Konventa e Kombeve të Bashkuara për luftë kundër korrupsionit hyri në fuqi. Ky është dokumenti i parë obligues global i cili e rregullon luftën kundër korrupsionit në sektorin privat dhe shtetëror.

Back to top button
Close
Close