Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

9 dhjetor 2019 (MIA)

9 dhjetor 2019 (MIA)

– Dita Ndërkombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit.

1594. – Lindi Gustavi II i Suedisë. Në kohën kur vdiq, në vitin 1632, Suedia ishte bërë një nga fuqitë më të forta në Europë.

1608. – Lindi Xhon Milton, poet i njohur britanik. Ai u bë i njohur me veprat e tij “Parajsë e humbur”, “Parajsë e rifituar” dhe “Samson Agonistes”.

1824. – Gjatë luftës peruane për Pavarësi në betejën e Ajakuços, patriotët peruanë, nën komandën e Sukres mundin 9300 spanjollët e komanduar nga Laserna. Kjo beteje çoi në pavarësinë e Perusë.

1905. – Në Francë me dekret është bërë ndarja e shtetit dhe kishës.

1917. – Trupat turke i dorëzojnë Jeruzalemin trupave britanike nga Viskont Alenbaj.

1941. – Kina i shpall formalisht luftë aksit Japoni-Itali-Gjermani.

1965. – Nikolaj Podgorni zëvendëson Anastas Nikolajin në postin e presidentit të Sovjetëve.

1980. – Ish- presidenti argjentinas Jorge Videla dhe miku i tij, anëtar i juntës, admirali Emilio Masera, dënohen me burgim të përjetshëm. Akuza ndaj tyre ishte “pjesëmarrje në Luftën e ndyrë” kundër guerriljeve të majta,  në të cilën u zhdukën rreth 9000 persona.

1990. – Les Valesa, ish- udhëheqës i sindikatës së lirë Solidarnost arrin një fitore të bujshme në zgjedhjet presidenciale të Polonisë.

1992. – Njoftohet ndarja e princit dhe e princeshës së Uellsit.

1993. – Astronautët amerikanë i dhanë fund riparimit 5 ditor, tepër të lodhshëm dhe të vështirë, mbi Teleskopin e Hapësirës “Habëll” (kushtuar 3 miliard dollarë).

1996. – Kombet e Bashkuara autorizojnë fillimin e marrëveshjes afatgjatë “Naftë për ushqim” me Irakun. Kjo marrëveshje i jepte të drejtë Irakut të kthehej në mënyrë të kufizuar në tregun botëror të naftës, për herë të parë që nga ndërhyrja ushtarake në Kuvajt në 1990.

1997. – Në Bruksel, drejtorët e përgjithshëm të shërbimeve doganore të Belgjikës dhe Maqedonisë, Ilija Iloski dhe Van Valegam, parafuan marrëveshje për bashkëpunim doganor.

1998. – Kërkuesit jugafrikanë zbulojnë skeletin, thuajse të plotë të një njeriu majmun. Sipas vlerësimeve, ai rezultoi 3.6 milion vjet i vjetër, duke e bërë më të vjetrin të zbuluar deri atëherë në botë.

2003. – Lubjana autorizon ndërtimin e xhamisë së parë në Slloveni. Komuniteti mysliman përbën rreth 0,5- 1,1 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendit.

2005 – Një nga simbolet kryesore dhe atraksionet e Londërs – autobusi i kuq dykatësh “rutmaster”, u nis nga stacioni “Marbl Arcc” në udhëtimin e tij të fiundit në linjën e rregullt me numër 159 dhe u bë e kaluar.

2006 – Në një zjarr në dispanserin për heqjen dorë nga narkomania në pjesën jugore të Moskës humbën jetën 43 pacientë dhe dy infermiere. Pas numrit të viktimave ky është zjarri më tragjik në kryeqytetin e Rusisë gjatë tre dekadave të mëparshme. Ekipet e shpëtimit arritën që të shpëtojnë 214 persona nga ndërtesa tetëkatëshe.

###

 

Back to top button
Close
Close