Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

8 dhjetor 2019 (MIA) 

8 dhjetor 2019 (MIA) 

65 p.e.s – Lindi Horaci (Kuintus Horacius Plakus), poet i madh romak gjatë periudhës së perandorit Augustus.

1626. – Lindi mbretëresha suedeze Kristina August, e cila në vitin 1644 dhe i dha fund luftës me Danimarkën, ndërsa në vitin 1648 në Luftën tredhjetëvjeçare, duke e bërë Suedinë fuqi të madhe, ndërsa baltikun “det suedez”. Mbretëreshë u bë në vitin 1632 në moshën tetë vjeçare, ndërsa u kurorëzua 12 vjet më vonë. Si një ndër gratë më të arsimuara në Evropë, ishte dashuruar në shkencë dhe letërsi, dhe kështu në oborrin mbretëror vinin njerëz të arsimuar, duke e përfshirë edhe filozofin francez Rene Dekart.

1765. – Lindi shpikësi amerikan Eli Uitni. Ai krijoi makinën e korrjes së pambukut, shpikje që revolucionarizoi industrinë e pambukut.

1865. – Lindi Jan Sibelius, kompozitor finlandez i famshëm për veprat e tij “Finlandia” dhe “Valsi i trishtuar”.

1903. – Vdiq filozofi dhe sociologu anglez Herberg Spenser. Veprat: “Sistemi i filozofisë sintetike”, “Hyrje në studimet sociologjike”, “Faktorë të evolucionit organik”, “Klasifikimi i shkencës”, “Autobiografi”.

1914. – Beteja e Ishujve Folkland, midis Britanisë dhe Gjermanisë në kuadrin e Luftës së Parë Botërore, mbyllet me fitoren e britanikëve.

1930. – Lindi Maksimilian Shell, aktor i famshëm, shkrimtar dhe regjisor austriak. Ai fitoi çmimin Oskar, si aktori më i mirë, për rolin e tij në filmin “Gjykim në Nyremberg” i realizuar në vitin 1961.

1941. – SHBA dhe Britania e Madhe një ditë pas sulmit mbi Perl Harburin në Luftën e Dytë Botërore i shpallën luftë Japonisë.

1956. – Gjatë kryengritjes antikomuniste në Hungari, 47 persona vriten dhe 80 të tjerë plagosen kur ushtarakë hungarezë dhe ushtarë të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike hapin zjarr mbi demostruesit në Solgotarjan, një qytet i vogël minerar në veri të vendit.

1966. – Trageti grek, Heraklon mbytet gjatë një shtrëngate duke shkaktuar vdekjen e mbi 200 vetëve.

1970. – Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi rezolutë me të cilën dënohet regjimi i Lisbonës për shksk të përzierjes në tentimin për rrëzimin e qeverisë së Guinesë të Seku Ture.

1974. – Grekët me anë të një referendumi votojnë, gati në mënyrë unanime, kundër kthimit të monarkisë.

1980. – Xhon Lenon, ish- anëtar i grupit “Beatles”, vritet në Nju Jork nga Mark Dejvid Çapmar.

1987. – Presidentët Regan dhe Gorbaçov nënshkruajnë një traktat në Uashington, për eleminimin e të gjithë raketave të tyre bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.

1990. – Është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të atij viti që solli më pas dhe rënien e regjimit komunist në vend.

1991. – Udhëheqësit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, të mbledhur në Minsk, formojnë Komonuelthin e Shteteve të Pavarura.

1994. – Presidenti amerikan Bill Klinton ofron trupat amerikane në ndihmë të mbrojtjes së paqeruajtësve gjatë tërheqjes së tyre nga Bosnja.

1995. – Në Londër filloi konferenca dyditore në të cilën në vend q[ të themelohet Konferenca paqësore e Gjenevës për ish Jugosllavinë, themelohet Këshilli për realizimin e paqes në 40 vende, duke përfshirë edhe RSJ. Për përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në ish Jugosllavinë zgjidhet diplomati suedez karl Bilt.

2000. – Një gjykatë e shtetit Tenesi, zbuloi se vrasja e udhëheqësit amerikan për të drejtat e njeriut Martin Luter King Jr, në vitin 1968, ishte fryt i një komploti dhe jo veprim i një njeriu të vetëm të armatosur.

2000. – Qeveria dhe opozita socialiste në Spanjë arritën në një marrëveshje për të luftuar kundër akteve terroriste të organizatës baske ETA, e cila po zhvillon që prej 32 vjetësh një luftë të armatosur kundër shtetit spanjoll.

2002. – Tetëdhjetë zjarrfikës u mobilizuan për të shuar zjarrin që dëmtoi dhjetë ndërtesa nga 5-7 katëshe në qendrën historike të qytetit skocez të Edimburgut, i klasifikuar në listën e pasurisë botërore të UNESCO-s.

2005. – Në një shpërthim të cilin e shkaktoi një vetëvrasës me bombë në një autobus në Bagdad i cili udhëtonte për në qytetin shiit Nasaria, humbën jetën 32 persona.

###

Back to top button
Close
Close