Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1560. - Vdiq mbreti francez Fransoa i Dytë, i cili sundoi vetëm një vit. E trashëgoi vëllai i tij Sharli i Nëntë, në sundimin e të cilit filluan luftërat mes katolikëve dhe hugenotëve.

6 dhjetor 2019 (MIA)

1560. – Vdiq mbreti francez Fransoa i Dytë, i cili sundoi vetëm një vit. E trashëgoi vëllai i tij Sharli i Nëntë, në sundimin e të cilit filluan luftërat mes katolikëve dhe hugenotëve.

1791. – Në Vjenë ndërroi jetë Volfgan Amadeus Mocart, kompozitor i madh austriak. Veprat e tij më të njohura janë operat “Flauta magjike”, “Dasma e Figaros”, “Don Zhuan” dhe të tjera. Ka lindur në Salcburg, më 27 janar të vitit 1756.

1848. – Presidenti amerikan njoftoi se në Kaliforni është gjetur ar, me çka filloi “zhurma e arit” në të gjithë Amerikën.

1979. – Ndërroi jetë fizikani skocez Xhejms Klark Maksvel, më i njohuri në shekullin 19.

1912. – Për president të SHBA-së u zgjodh Vudro Uilson, duke u bërë presidenti i vetëm në historinë amerikane, i cili në zgjedhje fitoi dy ish-shefa të shtetit Uiliam Taft dhe Teodor Ruzvelt.

1914. – Franca dhe Britania e Madhe në Luftën e Parë Botërore i shpallën luftë Turqisë.

1926. – Vdiq piktori francez Klod Mone, njëri nga themeluesit i impresionizmit.

1946 – Nju-Jorku është zgjedhur për seli e përhershme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

1956. – Trupat britanike dhe franceze filluan me tërheqjen nga Egjipti (kanali i Suezit) pas mossuksesit në luftën e Suezit.

1996. – Kandidati i Partisë Demokratike, Bill Klinton, përsëri është zgjedhur për president të SHBA-së, duke e fituar republikanin Bob Dol.

2007. – Ndërroi jetë Dan Josif, njëri nga Liderët e revolucionit në Rumani, i cili në vitin 1989 ishte drejtuar kundër regjimit të ish-diktatorit rumun Nikollaj Çaushesku.

2011. – Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë shpalli aktvendim se Greqia e ka shkelur nenin 11 nga Marrëveshja e përkohshme me bllokimin e pranimit të Maqedonisë në NATO në Samitin në Bukuresht në vitin 2008.

2012. – Xhaz pianisti legjendar dhe kompozitor Dejvid Brubek  vdiq jo vetëm një ditë para se të mbushë 92 vite.

2013. – Presidenti i parë jugoafrikan dhe ikona e luftës kundër aparthejdit, Nelson Mandella vdiq në shtëpinë e tij në Johanesburg në moshën 95-vjeçare. Mandella e kryesonte tranzicion e qetë në Afrikën Jugore me transferimin e pushtetit nga pakica e të bardhëve tek të zinjtë shumicë në vitet e 90-ta të shekullit 20-të, pasi paraprakisht në burg i kaloi 27 vjet. Në vitin 1993 Mandela e fitoi Çmimin Nobël për paqe, ndërsa një vit më vonë u zgjodh presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut. Në fund të mandatit pesëvjeçar në vitin 1999 u tërhoq nga funksioni dhe nga politika. Në vitet e mëvonshme, Mandela ishte ambasador i vërtetë i realitetit të ri jugoafrikan duke e promovuar vendin nëpër botë.

 

Back to top button
Close
Close