Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1827. - Në Vjenë vdiq Ludvig van Betoven, kompozitor gjerman, njëri ndër kompozitorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Lindi në Bon, më 17 dhjetor të vitit 1770.

26 mars 2020 (MIA)

1827. – Në Vjenë vdiq Ludvig van Betoven, kompozitor gjerman, njëri ndër kompozitorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Lindi në Bon, më 17 dhjetor të vitit 1770.

1859. – Lindi shkrimtari anglez Alfred Eduard Nausman. Veprat: përmbledhje këngësh “Djaloshi nga Shropshiri”, “Këngët e fundit”.

1868. – Lindi Fuadi I, mbret i Egjiptit

1893. – Lindi Palmiro Toliati, politikan italian

1828. – Kompozitori austriak, Franc Shubert, dha në Vjenë, koncertin e tij të parë dhe të vetëm në publik.

1913. –  Më shumë se 1.400 njerëz e humbën jetën në përëbytjet që i përfshiu shtetet amerikane Ohajo, Indiana dhe Teksas.

1923. – Vdes aktorja franceze Sara Berner. Ishte profesoreshë edhe e Konservatoriumit të Parisit, ndërsa shkroi edhe “Memoare”.

1925. – Lindi Pier Bulez, kompozitor francez.

1935. – Lindi Mahmud Abasi, politikan palestinez.

1937. – Lindi Ahmed Kurei, politikan palestinez.

1953. – Doktor Xhon Salk, mikrobiolog amerikan, e shpalli zbulimin e vaksinës së re kundër paralizës së fëmijëve.

1982. – Në Johanesburg lindi Princi Leka.

1998. – Poeti kinez Lu Juan shpallet fitues i “Kurorës së Artë” në Mbrëmjet Strugane të Poezisë për vitin 1998

2001. – SHBA vendosën veto në sjelljen e rezolutës të Këshillit të Sigurimit të KB-ve për formimin e forcave v[zhguese ndërkombëtare për shkak të mbrojtjes së civilëve në Bregun Perëndimor në Rripin e Gazës.

2008. – Në përleshjet midis forcave irakiane dhe ekstremistëve të Armatës së Mahdit, lojale e prijësit fetar shiit Moktadi al Sadru, në Basra humbën jetën 60 persona, ndërsa u plagosën më shumë se njëqind.

 

Back to top button
Close
Close