Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

- Sot është Dita Botërore e Shëndetit. Në vitin 1948 hyri në fuqi Kushtetuta e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

7 prill 2020 (MIA) 

– Sot është Dita Botërore e Shëndetit. Në vitin 1948 hyri në fuqi Kushtetuta e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

1348. – U themelua nga Karli IV, mbret i Bohemisë, Universiteti i Pragës, i pari në Europën Qendrore.

1934. – Në Indi, Mahatma Gandi, pezulloi fushatën e tij të mosbindjes civile kundër sundimit britanik.

1939. – Italia sulmoi dhe pushtoi ushtarakisht Shqipërinë.

1943. – Adolf Hitleri dhe Benito Musolini u takuan në Salcburg për Konferencën e Boshtit.

1947. – Vdiq Henri Ford, prodhues amerikan i motorave, i cili filloi linjën e montimit të teknikës së prodhimit në masë.

1948. – Hyri në fuqi Kushtetuta e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

1953 – Dag Hamarskjoldi i Suedisë u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara me 57 vota, kundër një.

1956. – Maroku dhe Spanja nënshkruan një deklaratë që njihte pavarësinë e Marokut

1963. – Miratohet Kushtetuta me të cilën emri Republika Federative Popullore Jugosllave ndërrohet në Republika Federative Socialiste Jugosllave, ndërsa Josip Broz shpallet shef i përjetshëm i shtetit.

1976. – Pas trazirave të pashembullta në Pekin, Ten Hsiao Pini u shkarkua si zëvendëskryeministër i Kinës dhe Hua Kuo Feni u emërua kryeministër.

1980. – Presidenti amerikan, Xhimi Karter, preu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe urdhëroi largimin e gjithë personelit të ambasadës iraniane për shkak të marrjes së pengjeve të ambasadës amerikane në Teheran

1992. – SHBA i njohu ish republikat jugosllave Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

1994. – Gjatë përleshjeve mes pjesëtarëve të ushtrisë, policia dhe bandat në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, vritet kryeministri Agata Uvilingijiman.

2005. – Pas pothuajse gjashtë dekadave, pasi që në vitin 1947 është tërhequr kufiri mes Indisë dhe Pakistanit në Kashmir, është hapur linja e autobusave mes kryeqendrave të pjesës indiane dhe pakistaneze të Kashmirit, Shrinagarit dhe Muzafarabadit.

2006. – Në pjesën veriore të Bagdadit, në tre shpërthime të vetëvrasësve me bombë dhe para një xhamie shiite humbën jetën 70 njerëz, ndërsa u plagosën 158 persona.

Back to top button
Close
Close