Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1697. - Lindi Canaletto (emri i vërtetë Xhovani Antonio Kanel), artist i njohur italian, i famshëm për peizazhet e tij të Venecias, Londrës dhe shtëpive angleze të fshatit.

18 tetor 2020 (MIA)

1697. – Lindi Canaletto (emri i vërtetë Xhovani Antonio Kanel), artist i njohur italian, i famshëm për peizazhet e tij të Venecias, Londrës dhe shtëpive angleze të fshatit.

1748. – Traktati i “Aix-la-Chapelle”, i organizuar kryesisht nga Britania dhe Franca, i jep fund luftës së Austrisë për shkëputje.

1831. – Lindi Fridrih III (Fridrih Wilhelm Nikolaus Karl). Ai mbretëroi si mbret i Prusisë për 99 ditë në vitin 1888.

1893. – Vdiq Sharl Guno’, kompozitor francez. Ai arriti një sukses si kompozitor opere, me shfaqjen e operas “Faust” në Paris në vitin 1859.

1893. – Vdiq Lusi Stou, udhëheqëse amerikane e lëvizjes për të drejtat e grave.

1912. – Italia dhe Turqia nënshkruajnë në Lozanë një traktat paqeje, sipas të cilit Sirenaika dhe Tripoli fituan pavarësinë, ndërsa ishujt Dodekaneze i rikthehen Turqisë.

1922. – Themelohet shoqëria britanike e radiopërhapjes (BBC).

1925. – Lindi në Shkodër Ramiz Alia, udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake të 31 marsit 1991, kuvendi i ri pluralist i dominuar nga deputetët e Partisë së Punës e zgjodhi President të Republikës. Pas 22 marsit 1992, kur fitoi koalicioni i opozitës, Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit.

1926. – Lindi Chuck Berry, pionieri amerikan i rock’n rrollit.

1939. – Lindi Li Osvald, vrasësi i presidentit Xhon Kenedi.

1970. – Në Kanada gjendet grupi i Ministrit të Punës të Kebekut, Pier Lapert. Ai u gjet duke ndjekur gjurmët e rrëmbyesve të vrasësve të Frontit për çlirimin e Kebekut.

1994. – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Veriut, mbas një muaj negociatash të lodhshme, bien dakort për një marrëveshje mbi programin e energjisë bërthamore të Phenianit.

1997. – Shtatorja e Nënë Terezës, sponsorizim i vëllezërve shqiptaro-amerikane, Gjocaj, me banim në New York, zbriti në Tuz,(Mali i Zi) në meshën e dhënë në Kishën e Shën Ndout. Kjo dhuratë e çmueshme u vendos më 2 korrik 2002, në përvjetorin e Kushtetutës në Prishtinë, në krah të shtatores së heroit kombëtar, Skëndërbeu.

1998. – Në Republikën e Maqedonisë u mbajtën zgjedhjet e dyta parlamentare (pas pavarësimit).

1998. – Të paktën 700 vetë vdiqën në një ferr të vërtetë, i cili përfshiu qindra vetë që kërkonin për naftë në një naftesjellës të plasur në Nigerinë e jugut.

1999. – Të gjitha fraksionet në legjislaturën e Indonezisë ranë dakort për dhënien e pavarësisë Timorit Lindor. Në të njëjtën, ditë shefi i forcave të armatosura, gjenerali Viranto, refuzoi emërimin e tij nga ana e presidentit Habibie, si kandidat për postin e zv/presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

2000. – Një nëpunës i postave të Nju Xhersit ishte personi i gjashtë në SHBA, i cili doli pozitiv me antraks. Dy prej letrave me përmbajtje antraksi janë postuar nga Trenton i Nju Xhersit.

2003. – Me anë të një audiokasete, disidenti saudit Osama bin Laden, lider i rrjetit terrorist “al-Kaida”, ka paralajmëruar për më shumë sulme vetëvrasëse brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara dhe ka kërkuar largimin e SHBA nga Iraku.

2007. – Të paktën 133 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 450 janë lënduar në Karaxhë, gjatë një sulmi të karvanit në të cilën ndodhej ish kryeministrja pakistaneze Benazir Buto, e cila u kthye në vend pas egzilit tetëvjeçar.

###

Back to top button
Close
Close