
31 mars 2020 (MIA)
– Dita e Gjyqësisë së Maqedonisë
1547. – Vdiq mbreti francez Fransoa i Parë,i cili në konkordatin e Bolonjës në vitin 1516 siguroi pushtetin e kurorës mbi kishën rimokatolike në Francë.
1596. – Lindi filozofi dhe matematikani francez Rene Dekart.
1631. – Vdiq shkrimtari anglez Xhon Don. Ai me siguri është njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj i cili në gjuhën angleze ka shkruar poezi dashurie. Veprat: elegji, satira, epigrame, këngë religjioze.
1727. – Vdiq fizikanti, matematicienti, mekanisti dhe astronomi Ser Isak Njutëni, profesor universitar në Kembrixh. Në nder të tij me ligjin N shënohet forca.
1732. – Lindi Franc Jozef Hajdën, kompozitor austriak i 104 simfonive dhe i një numri të madh veprash vokale dhe me muzikë dhome.
1809. – Në Soroçinci, Poltavë, lindi Nikollaj Vasileviç Gogol, shkrimtar, humorist dhe satirist rus.
1837. – Vdiq piktori anglez Xhob Kanstebëll, njëri nga krijuesit e pejsazhit modern në pikturën evropiane.
1854. – Japonia dhe SHBA e nënshkruan Marrëveshjen e parë për hapjen e portit Shimod dhe Hakodate për tregtarët ameriknë, me çfarë mbaroi izolimi i atij vendi.
1855. – Vdiq Sharlota Bronte, letrare britanike.
1889. – Është hapur Kulla e Ajfelit , deri ateherë ndërtesa më e lartë në botë
1949. – Njufaundlend iu bashkangjit Kanadasë si provincë e dhjetë.
1986. – Aeroplani meksikan “Boing 727”, i cili fluturonte në linjën Suidad Meksikë – Los Anxheles, u rrëzua në malet në Meksikën qendrore dhe fatkeqësinë nuk e mbijetoi askush nga 166 pasagjerët në fluturake.
1991. – Zgjedhjet e para shumëpartiake në Shqipëri i fituan komunistët, por opozita fitoi në Tiranë dhe në qytetet tjera më të mëdha.
2001. – Në Holandë u martuan katër çifte homoseksuale në bazë të ligjit të ri holandez me të cilin kjo është e lejuar.
2005. – Princi Albert i Monakos, si regent, e mori detyrën nga babai i tij i sëmurë, princi Renie i Tretë.
2006. – Të paktën 70 persona humbën jetën, ndërsa pothuajse 1.200 u plagosën në tre tërmete të fuqishme që e goditën pjesën perëndimore të Iranit.
2008. – Vdiq regjisori amerikan i filmit Zhil Dasen. Ka krijuar filma të zhanrit të kriminalistikës.
###