Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

22 shtator 2020 (MIA)

– Sot është Dita Ndërkombëtare pa Automobila

1241. – Poeti Sturulson Snorri u vra nga armiku dhe dhëndri i tij Gissur Thorvaldson. I mirënjohur për veprën e tij “Proza Edda”, ai ishte kundërshtar politik i mbretit Haakon të Norvegjisë.

1499. – Përfunduan luftërat mes Ligës Zviceriane dhe Maksmilianit I-rë me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes tyre, që i dha pavarësinë Zvicrës.

1515. – Lindi gruaja e katërt e mbretit Henry VIII të Anglisë, Anna.

1776. – Nathan Hale, patriot amerikan, u var në Nju Jork nga anglezët, pasi u akuzua si spiun gjatë kohës së revolucionit amerikan.

1786. – Një ushtri ruso-amerikane prej 25 mijë vetësh, nën drejtimin e kontit Suvorov, mposhti një forcë shumë të madhe turke në betejën e Rimnikut në luftrat ruso-turke.

1791. – Lindi Michael Faraday, fizikan dhe kimist anglez. Ai e zbuloi ligjin për induksiojnin elektromagnetizimit i cili u bë bazë shkencore e leketroteknikës. Pastaj e zbuloi edhe ligjin për elektrolizë, që u bë bazë e elektrokimisë për lidhje mes fushës magnetike dhe dritës. Vdiq në vitin 1867.

1792. – Kuvendi francez e deklaroi vendin Republikë. Të gjithë vendimet e marra datonin “Viti i parë i Republikës Franceze”.

1862. – Otto Von Bismark u bë udhëheqës i Prusisë.

1862. – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkoln, deklaroi se të gjithë skllevërit e shteteve të rebeluara do të liroheshin më 1 janar 1863.

1869. – U shfaq në Mynih opera e Vagnerit “Das Rheingold”, opera hapëse e ciklit “Der ring des Nibelungen”.

1885. – Lindi aktori dhe drejtuesi i filmave Erich Von Stroheim.

1922. – Lindi në Korçë shkrimtari Fatmir Gjata, autor i dhjetra romaneve, vëllimeve me tregime, drama  dhe poezi, ku spikat tema e luftës nacionaçlirimtare dhe ajo e rindërtimit te vendit mbas çlirimit. Fatmir Gjata ka qene kryetar i Komitetit te Kulturës dhe Arteve dhe për 20 vjet kryeredaktor i revistes letrare Nëntori. Ndër  veprat e tij që janë vleresuar me çmime janë romanet Këneta, Këshilltarët, Armiqtë, Përmbysja, Brezat, vëllimet me tregime dhe novela si ‘Ne pragun e jetes’, ‘Tana’, që u bë edhe filmi i parë artistik shqiptar, vëllimet me poezi ‘Kënga e partizanit Benko’, ‘Me nje torbë me fishekë’ etj.  Fatmir Gjata u nda nga jeta në nëntor 1989.

1933. – Në Paris filloi Kongresi rinor botëror kundër luftës dhe fashizmit.

1934. – Në një shpërthim në minierën Gresford në Uells e humbën jetën më shumë se 260 minatorë.

1940. – Në Luftën II Botërore, Franca u dorëzua para kërkesave të Japonisë, duke i lejuar asaj një bazë për forcat ajrore. Kjo i dha Japonisë një hyrje strategjike në Indokinën franceze.

1949. – Qeveritë kanadeze, amerikane dhe angleze lajmëruan se kishin regjistruar një shpërthim bërthamor në Bashkimin Sovjetik. Shpërthimi, i dënuar fillmisht nga Moska, u klasifikua më vonë si prova e parë e një arme atomike.

1952. – U hap Instituti i Lartë Mjekesor. Ky institut e filloi punpn me 67 studente, prej te cileve 13 ishin femra.

1955. – Televizioni i parë komercial filloi në Britani, në kundërshtim me Korporatën e Transmetimit Britanik BBC. Reklama e parë e lançuar ishte për pastën e dhëmbëve.

1980. – Shpërtheu Lufta e Gjirit, kur Iraku pushtoi Iranin.

1985. – Kryeministri francez Lorent Fabius pranoi se agjentët sekretë francezë mbytën anijen Rainbow Warriors në Zelandën e Re.

1989. – Vdiq poeti amerikan Irving Berlin.

1992. – U vendos aerolinja Shkup – Moskë.

1993. – Në Bali të Indonezisë, Republika e Maqedonisë u pranua në Këshillin botëror për energji.

1997. – Vdiq ushtari japonez Shoiki Yokoi, i cili refuzoi të dorëzohej në fund të Luftës se Parë Botërore. Ai qëndroi në xhunglat e Guamit për 26 vjet. U bë hero kombëtar kur u kthye në Japoni në 1972.

1999. – Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara akuzoi industrinë e duhanit për fshehjen prej saj të kostove të sëmundjeve të shkaktuara dhe lidhura me duhanin.

2001. – Sllovenia u bashkua me mbështetjen që 15-shja i dha Shteteve të Bashkuara në luftën e tij kundër Bin Ladenit. Sllovenia aprovoi konkluzionet e miratuara nga presidentët dhe kryetarët e qeverisë së shteteve anëtare të Bashkimit Europian gjatë samitit të jashtëzakonshëm të Brukselit, pas sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara.

2003. – Anija kozmike e NASA-s “Galileo” me uljen e saj në planetin Jupiter shënon fundin e misionit 14 vjeçar, që pati zbulime të jashtëzakonshme rreth planetit më të madh të sistemit diellor dhe hënave të tij.

2007. – Në Paris ndërroi jetë Marsel Marso (i lindur si Marsel Mangel), pantomim austriako-hungarez, gjegjësisht botëror. Ka lindur në Salcburg, Austri, më 22 mars të vitit 1923.

Back to top button
Close
Close