Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

- Sot është Dita Botërore e Paqes1066. - Mbreti norvegjez, Harald III Hardrada, mund milicinë britanike.

21 shtator 2020 (MIA)

– Sot është Dita Botërore e Paqes

1066. – Mbreti norvegjez, Harald III Hardrada, mund milicinë britanike.

1327. – Mbreti Eduardi II i Anglisë u vra në kështjellën e Berkleit. Vendin e tij e zuri i biri Eduardi III.

1415. – Lindi Perandori i Shenjtë Romak Frederiku III.

1452. – Lindi reformatori italian dhe anëtar i urdhrit Domenikan Girolamo Savonarola. U bë udhëheqës i Florencës në vitet 1494-1497.

1520. – Sulejmani i Madhërishëm e mori fronin turk pas vdekjes së babait të tij Sulejmanit të Parë.

1645. – Lindi Louis Juliet, franko-kanadezi që zbuloi pjesët veriore të lumit Misisipi, gjirin Hudson dhe bregun e Labradorit.

1746. – Në Indi, francezët nën udhëheqjen e Admiralit La Bourdonnais u morën anglezëve Madrasin.

1792. – Kongresi Nacional Francez shfuqizon monarkinë.

1832. – Vdiq në moshën 62-vjeçare Walter Scott, novelist dhe poet skocez.

1866. – Lindi H.G.- Herbert George Wells, autor anglez, pionier i letërsisë fantastiko-shkencore. I njohur për “War of Worlds”, vizioni i tij për një pushtim të Tokës nga marsianët.

1867. – Lindi Henry Lewis Stimson, sekretar lufte i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i sugjeroi presidentit Truman hedhjen e bombave atomike në Japoni.

1874. – Lindi Gustav Theodore Holst, kompozitor suedez.

1879. – Përfaqësuesit e popullit iu drejtuan Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mëdha me një dokument të nënshkruar ne 21 shtator. Vala e protestave u përhap në të gjitha trojet shqiptare. Të gjitha këto protesta, memorandume, vendime u nënshkruan nga Dedë Gjo Luli, në mbrojtje të trojeve nga ushtria malazeze.

1939. – Në Rumani, kryeministri Kalinesku u vra nga fashisti Iron Guard.

1957. – Vdiq Mbreti i Norvegjisë Haakon VII, i pasuar nga biri i tij Olav V.

1964. – Malta u bë e pavarur pas 164 vjet nga sundimi britanik.

1974. – Vdiq aktori amerikan Wakter Brenan. Ai ishte i pari aktor që fitoi tre çmime të Akademisë për rolet e tij në filmat Western.

1978. – Nigeria shpalli kushtetutën e saj të re.

1990. – Vdiq Ministri reformator i Mbrojtjes në Republikën e Kinës, Xu Xianqian.

1992. – Vatikani dhe Meksika vendosën marrëdhënie diplomatike të plota

1996. – Vdiq Dorothy Lamour, aktore amerikane. Ishte e mirënjohur për rolin e saj në filmin “Road”.

1999. – Një tërmet 7.6 ballë në shkallën Rihter tronditi Taivanin, duke lënë të vdekur rreth 2 321 persona dhe të plagosur 8.712 të tjerë.

1998. – U vra në mënyrë enigmatike Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi. Ai sapo kishte zbritur nga makina dhe po hynte në banesë, kur u qëllua tri herë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

2001. – Vdiq në moshën 92-vjeçare e mbijetuara e fundit e anijes “Lusitania”, mbytja e së cilës solli hyrjen e Amerikës në Luftën e Parë Botërore.

2003. – Në provincën Hunan në Kinën Qendrore 70 nxënës të një shkolle të mesme helmohen nga ushqimi.

2007. – Vdiq Petar Stamboliq, funksionar shumëvjeçar në kohën e Josip Broz Titos.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close