Në ditën e sotme

1198. - Rikardi e mundi Francën nën udhëheqjen e Filipit, në betejën e Gisors.

20 shtator 2020 (MIA) 

1198. – Rikardi e mundi Francën nën udhëheqjen e Filipit, në betejën e Gisors.

1833. – Lindi gazetari italian Ernesto Teodoro Moneta. Ai ishte ushtar në stafin e Garibaldit dhe më vonë u bë përfaqësuesi italian në Zyrën Ndërkombëtare të Paqes. Ai fitoi çmimin Nobel të Paqes në 1907.

1842. – Lindi Sir James Dewar, fizikant skocez dhe kimist, i cili shpiku enën laboratorike me vakum.

1863. – Vdiq Jacob Grimm, filolog gjerman dhe mbledhës i përrallave folklorike së bashku me vëllain e tij Wilhelm.

1870. – Forcat e mbretit italian Victori Emmanuel II e mori Romën nga francezët. Atëherë mbreti e kumtoi qëllimin që Roma të shpallet kryeqytet italian.

1912. – Filloi Konferenca e Ambasadorëve të Londrës. U ra dakord që Shqipërisë t’i pranohet pavarësia, duke iu mohuar territore të tjera, të ndodhura nën “kujdesin” e Serbisë dhe Greqisë.

1914. – Lindi Kenneth More, aktore angleze e skenës dhe e televizionit, e njohur për filmin “Reach for the sky”

1934. – Lindi aktorja italiane Sophia Loren (Sophia Sicicolone). Me filmin e saj “Dy gratë”, ajo fitoi çmimin Oscar në vitin 1961.

1957. – Vdiq kompozitori finlandez Jean Sibelius. Ai kompozoi shtatë simfoni dhe një koncert për violinë, shumë popullor.Eshtë i njohur për orkestrën e tij “Finlanda”.

1970. – Në Baltimor, SHBA, vdiq John Dos Passos, poet amerikano-verior i romaneve shoqërore. Lindi në vitin 1896.

1973. – Billie Jean King mundi Bobby Riggs në ndeshjen e tenisit në Houston të Teksasit, e njohur si “Beteja e seksit”.

1976. – Partia Socialdemokrate e Suedisë u mund në zgjedhjet parlamentare pas më shumë se 40 vjetësh në pushtet.

1977. – Vietnami dhe Xhibuti janë pranuar në Kombet e Bashkuara.

1989. – F.W. De Klerk u betua si president i Afrikës Jugore.

1990. – Në Shkup, kuvendin e RS e Maqedonisë i shpalli 25 amndamentet e Kushtetutës së RS të Maqedonisë, sipas të cilave, mes tjerash, Maqedonia u bë shtet shumëpartiak.

1996. – Murtaza Bhutto, vëllai i kryeministrit pakistanez Benazir Bhutto, u vra në një luftë me armë me policinë në Karachi.

1999. – Vdiq në moshën 67 vjeçare Raisa Gorbaçov, e cila solli shkëlqimin dhe kontradikta në Kremlin, kur burri i saj, Mikhail Gorbaçov ishte në krye në Bashkimit Sovjetik.

2004. – SHBA zyrtarisht e hoqi embargon tregtare kundër Libisë të vendosur në vitin 1986.

2006 – Vdes operatori suedez i filmave Sven Nikvist, bashkëpunëtor i afërt i Ingmar Bergman.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close