Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

19 shtator 2020 (MIA)

19 shtator 2020 (MIA) 

1551. – Lindi Henri III, mbret i Francës nga viti 1574-1589 dhe i fundit i monarkëve Valois.

1625. -Në Gurin e Hasit prane Kukësit, u lind kleriku dhe shkrimtari i lashtë shqiptar Pjetër Bogdani. Ishte ndër pjesëmarrësit dhe organizatoret e kryengritjeve shqiptare kundër pushtuesve osmanë. Në vitin 1685 botoi ne shqip, në Padova të Italisë librin “Çeta e profetëve”.

1799. – Në betejën e Bergen-Op-Zoom, një forcë e kombinuar ruso-britanike, nën komandën e Dukës së Jorkut, mundet nga një forcë franceze e udhëhequr nga Vandamme.

1802. – Lajos Kossuth, revolucionar hungarez dhe guvernator i përkohshëm i Hungarisë. Pasi u mund nga austriakët në Temesvar në vitin 1849, ai u largua për në Turqi.

1870. – Gjatë Luftës Franko-Prusiane, prusianët filluan rrethimin e Parisit.

1876. – Fshesa e parë me korrent patentohet nga shpikësi i saj Melvil Bisel i firmës Grand Rapids në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1888. – Në Belgjikë zhvillohet konkursi i parë i bukurisë. Çmimin e parë e fitoi Bertha Soucaret, një 18 vjeçare Kreole nga Guadeloupe.

1893. – Zelanda e Re bëhet vendi i parë në botë që i jep grave të drejtën e votës.

1922. – Lindi Emil Zatopak, vrapues çek i distancave të mesme. Ai vendosi 18 rekorde botërore dhe fitoi të 69 garat ku mori pjesë nga viti 1949-1951.

1939. – Trupat sovjetike arritën kufirin me Hungarinë dhe pushtuan qytetin Vilna të Polonisë.

1941. – Ushtria gjermane pushtoi Kievin mbas 45 ditë luftime. Në të njëjtën ditë, në Iran, trupat britanike pushtuan Teheranin.

1949. – Me vendimin e Komitetit për turizëm dhe hotilieri të Qeverisë së RP të Maqedonisë është formuar shkolla e mesme shtetërore turistike-hotilierike “Llazar Tanev” në Shkup.

1955. – Rrethuar nga forcat revolucionare, presidenti Huan Peron i Argjentinës, jep dorëheqjen dhe largohet në mërgim.

1957. – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen provën e parë bërthamore në Nevada.

1973. – Në Kinë zyrtarisht u bë e ditur se në këtë vend jetojnë 700 milionë banorë.

1985. – 12.000 vetë mbetën të vdekur dhe 40.000 të tjerë u plagosën kur një tërmet goditi Meksiko Sitin dhe zonën përreth. Tërmeti ishte i fuqisë 8,1 sipas shkallës Rihter.

1989. – Një aeroplan francez DC-10 rrëzohet në Sahara gjatë fluturimit nga Brazavili për në Paris, duke shkaktuar vdekjen e 117 personave në bord. Burimet zyrtare dyshuan se shkaku ishte një bombë.

1893. – Zelanda e Re u bë vendi i parë në të cilin të gjitha gratë fituan të drejtë të votimit.

1994. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë drejt Marrëveshjes së përgjithshme për dogana dhe tregti (GATT).

1994. – Mijëra trupa amerikane zbarkuan në Haiti në një përpjekje për të rivendosur demokracinë. Komuniste Kineze Jang Zemin doli fitues në kongresin e Partisë, duke u rizgjedhur në krye të saj së bashku me aleatët e tij të ngushtë.

1996. – Republika e Maqedonisë qaset drejt tre konventave të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

1997. – Manjaku amerikan i shtypit Ted Terner deklaroi se do t’i dhuronte Kombeve të Bashkuara rreth një miliard dollarë.

1998. – Në Liberi shpërthyen luftime midis forcave qeveritare dhe përkrahësve të udhëheqësit Rusvelt Xhonson të etnisë Krahn.

1999. – Kancelari gjerman Gerhard Shreder i Partise Socialdemokrate pësoi humbjen më të rëndë në zgjedhjet lokale qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Kjo si rezultat i fitores së kristiandemokratëve në Landin e Saksonisë.

2001. – Shtetet e Bashkuara kërkuan zyrtarisht zbatimin e Traktatit Ndëramerikan për Ndihmë Reciproke (TIAR) me qëllim që t’u bëjnë ballë kërcënimeve të terrorizmit ndërkombëtar që rëndon mbi Amerikën

2003. – Vdiq në moshën 71 vjeçare, legjenda e muzikës kauntri dhe uestern, Slim Dusty. Dusty shkroi këngën e tij të parë në moshën 10-vjeçare dhe regjistroi më tepër se 100 albume. Kënga e tij më e njohur është “The pub with no beer”, që u kthye menjëherë në një sukses ndërkombëtar.

2003. – Presidentët e Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës dhe të kazakistanit e kanë nënshkruar marrëveshjen për formimin e hapësirës së përbashkët ekonomike.

2005. – Në Paris vdiq Jacques Lacarrière (Zhak Lakarier), njëri ndër poetët më të mëdhenj bashkëkohor franceze.

2006. – Kryhet grusht shtet në Tajlandë. Ushtria me puç e rrëzoi Qeverinë e Taksin Shinavatras dhe vendosi qeveri të përkohshme, lojale të kurorës. Zëdhënësi zyrtar sqaroi se grisht shteti ka qenë i domosdoshëm sepse Qeveria e miliarderit Taksin Shanavarte e ka sjellë vendin në një krizë serioze.

Back to top button
Close
Close