Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1502. - Kristofer Kolombo zbarkoi në Kosta Rika, në udhëtimin e tij të katërt dhe të fundit drejt Botës së Re.

 

1905. – Lindi Greta Garbo, aktore suedeze filmi. Ajo interpretoi në shumë filma të Hollivudit, përfshirë këtu filmat “Ana Karenina” dhe “Kamila”.

1914. – Gjenerali von Hindenburg emërohet komandant i përgjithshëm i trupave gjermane në Frontin e Lindjes.

1931. – Japonia fillon rrethimin e Mukdenit dhe okupimin ushtarak të Mançurisë. Ky ishte një akt agresioni, që shënoi edhe fillimin e luftës kino-japoneze.

1934. – BRSS bashkohet me Lidhjen e Kombeve.

1961. – Dag Hammarskjold, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, vritet gjatë përplasjes së tij në Rodezinë Veriore. Ai shkoi me qëllim pushimin e luftës midis trupave të Kombeve të Bashkuara dhe Katanga në Kongo.

1970. – Vdiq nga një overdozë droge, në moshën 27 vjeçare, Xhimi Hendriks. Ai ishte kitarist dhe këngëtar amerikan i muzikës rrok.

1973. – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në anëtarlsinë e saj i pranoi RS të Gjermanisë, RD të Gjermanisë dhe Ishujt Bahame.

1981. – Parlamenti francez vendosi heqjen e dënimit kapital dhe të gijotinës.

1982. – Milicët kristianë libaneze kryen një masakër të përgjakshme në kampin e refugjatëve palestinezë të Sabres dhe Shatiles në Bejrut. Gjatë kësaj masakre mbetën të vrarë mbi 800 vetë.

1988. – Ushtria birmaneze, nën komandën e gjeneralit Saw Maung, merr pushtetin. Kjo ndodhi pas grushtit të shtetit ndaj presidentit Maung Maung dhe protestave mbarë kombëtare ndaj sundimit të partisë në shtet.

1990. – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në lidhje me mbeturinat bërthamore dhe ruajtjen e ambientit.

1999. – Vdiq në moshën 90-vjeçare Leo Valiani, senator i përjetshëm dhe njeriu që nënshkroi lajmin e vdekjes së diktatorit fashist Benito Musolini. Ai u bë një nga themeluesit e Republikës Italiane.

2000. – Shkencëtari më i shquar indian në fushën e mbrojtjes deklaroi se India ka mundësitë që të ideojë dhe të ndërtojë një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM). Sipas tij, çdo gjë varet nga dëshira e vetë Indisë për të ndërtuar një raketë të tillë, me rreze të gjatë veprimi.

2001. – “Euronews”, kanali televeziv i pandërprerë, nisi versionin e tij në rusisht në Moskë dhe në krahina të tjera të Rusisë. Versioni rus i “Euronews” ishte frut i një partneriteti mes kanalit shtetëror rus RTR dhe kanalit të njohur europian.

2005. – Në Afganistan janë mbajtur zgjedhjet lokale dhe parlamentare, të para pas vitit 1969.

Back to top button
Close
Close