Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1400. - Pas rebelimit kundër anglezëve, Owain Gilyndwr shpallet princ i Welsit. Ai ishte uelsiani i fundit që mbajti këtë titull.

16 shtator 2020 (MIA)

– Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

1400. – Pas rebelimit kundër anglezëve, Owain Gilyndwr shpallet princ i Welsit. Ai ishte uelsiani i fundit që mbajti këtë titull.

1498. – Vdiq Tomas de Torquemada, inkuizitori i parë i madh i Spanjës. Emri i tij u bë simbol i ashpërsisë ekstreme.

1736. – Vdiq Gabriel Daniel Farenhait, fizikant gjerman. Ai ishte shpikësi i termometrit me alkool dhe zhivë. Emri i tij nderon dhe një shkallë matjeje temperature.

1810. – Në Meksikë del “Grito de Dolores”, e cila kërkonte fundin e sundimit spanjoll. Dita e Pavarësisë së Meksikës feston pikërisht këtë datë.

1923. – Lindi Li Kuan Ju, politikan, ish- kryeministër i Singaporit nga viti 1955-1990, i cili drejtoi transformimin e Singaporit nga koloni e rëndomtë në një metropol industrial të fortë.

1924. – Lindi Lorin Bejkall (emri i vërtetë Beti Persbe), aktore amerikane. Në vitin 1945 ajo u martua me Hamfri Bogart dhe me të interpretoi në filmat “Te kesh dhe të mos kesh”, “Gjumi i thellë” dhe “Çelës i madh”.

1941. – Shahu i Iranit, Reza Kan Rahteri, abdikoi nga froni në favor të princit të kurorës Mohamed Reza.

1963. – Federata e Malajzisë formohet nga bashkimi i Malaja Singaporit, Seravabut dhe Sabah. Këto territore kishin qenë më parë nën sundimin britanik.

1975. – Papua Nju Cuinec fiton pavarësi të plotë nga Australia.

1977. – Vdiq në Paris në moshën 53 vjeçare Maria Kalas, soprano, e cila u bë e famshme për jetën  dhe për interpretimet e saj. Rolet  më të njohura janë në operat “Norma” të Belinit dhe “Toska” e Puçinit.

1979. – Bamirësja dhe humanistja e madhe shqiptare Nënë Teraza” u nderua me çmimin “Nobel” për paqen.

1991. – Republika e Shqipërisë nënshkroi aktin final të Helsinkit, gjë që shënon dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Bashkimit Europian.

1991. – Liberalët shënuan një fitore të dukshme në zgjedhjet e para direkte për legjislaturën e Hong Kongut, duke u shprehur më pas se triumfi i tyre do t’i dërgonte një mesazh të qarte Kinës se populli donte më shumë demokracinë.

1994. – Të dërguarit amerikanë në Somali u larguan për në Magadisho, duke i dhënë fund pranisë zyrtare amerikane në vendin e përçarë nga lufta.

1995. – Cikloni “Floid” goditi pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, duke vrarë së paku 48 persona dhe duke shkaktuar përmbytje nga Florida deri në Nju Ingland.

1995. – Algjerianët votuan pothuajse në mënyrë unanime në përkrahje të rrugës së Presidentit Albelaziz Buteflika për dhënien fund të dhunës disa vjeçare.

1996. – Qyteti Veles nga kjo datë është pa shtesën “Titov”. Emrin Titov Veles e mbante prej 11 tetorit të vitit 1946.

2000. – Presidenti i Tajvanit, Chen Shui-bian, ofron lehtësim të lidhjeve të drejtpërdrejta të transportit dhe tregtisë me Kinën, të ndërprera prej një dekade, në rast se Pekini pranonte të rifillonte bisedimet.

2003. – Kina testoi me sukses një hedhës satelitësh me katër kate, që përdor karburant solid, duke u bërë kështu vendi i tretë pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, që kontrollojnë këtë teknologji.

Back to top button
Close
Close